GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bota nderon sekretaren Madeleine Albright

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bota nderon sekretaren Madeleine Albright
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ajo bëri ndryshimin e rrjedhës së historisë”, “trashëgimia e saj po vazhdon të nderohet në Kosovë, Bosnjë dhe vende të tjera”, ishin disa prej fjalëve dedikuar nga liderë amerikanë për ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars.
Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1,400 veta u mblodhën më 27 prill në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj.
Presidenti Biden vlerësoi lart kontributin e Albrightit.

“Emri i saj është ende sinonim për Amerikën si forcë për të mirë në botë”, tha Biden, duke kujtuar se gjatë shërbimit si ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe më pas në postin e sekretares së Shtetit, Albright ndihmoi në “ndaljen e gjenocidit në Ballkan”.
“Me mirësinë, humanizmin dhe intelektin e saj, ajo bëri ndryshimin e rrjedhës së historisë. Ne sot nderojmë një amerikane krenare, e cila na bëri të gjithë ne që të jemi më krenarë që jemi amerikanë”, tha Biden.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kujtoi udhëtimin e fundit me Albrightin në Kosovë, në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s.

Ai tha se trashëgimia e Albrightit për kontributin në Kosovë, Bosnjë dhe shtete të tjera, vazhdon të nderohet.
“Kaluam një ditë të lumtur së bashku dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje. I çliruam nga rreziku real i gjenocidit. Ecëm dorë për dore në rrugët e Prishtinës, në një ditë me diell të qershorit. Rrugëve kishin dalë çerek milion persona, që është numër i madh njerëzish në një shtet të vogël si Kosova. Dhe arritëm te subjekti i shëtitjes sonë, që ishte një bust i bukur i Madeleine që ishte nderimi i tyre për ndihmën e saj. E shohim nderimin e trashëgimisë së saj për të gjitha gjërat që ka bërë për Kosovën, Bosnjë dhe e shohim në shumë mënyra”, tha ai.

“Sot këtu me ne është presidentja, ish-presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Po ashtu këtu është edhe ish-ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës. U desh të ndodhte masakra e Srebrenicës që të kishim mblidheshin mjaftueshëm njerëz që të bëhej ajo që sot po bëhet në një mënyrë tjetër në tentim për ta shpëtuar Ukrainën“, shtoi Clinton.
Në ceremoninë përkujtimore, ishte i pranishëm edhe sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, dhe paraardhësit e tij, Condoleezza Rice dhe John Kerry.
Po ashtu të pranishëm ishin edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtori i CIA-s, Bill Burns, dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Nga autoritetet e huaja që morën pjesë ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ish-presidentja Atifete Jahjaga si dhe zyrtarë të lartë nga Bosnje e Hercegovina, Republika Çeke dhe Kolumbia.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Albright ishte zë i fuqishëm për popullin e Kosovës.
“Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani./REL

Etiketa: BoteKosoveMadeleine Albright

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të pasurohen shumë

Këto janë shenjat e Horoskopit që do të pasurohen shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë
Aktualitet

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26

Profesori Kreshnik Hakrama ka vlerësuar rolin e të rinjve në protestat e fundit në Shqipëri, duke e konsideruar Gjeneratën Z...

Lexo më shumë
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com