Mediet greke kanë publikuar videon e arratisjes së 15-vjeçares nga Peristeri në Greqi, e cila u zhduk dhe u gjet javën e kaluar.
Dyshohet se e mitura është joshur nga një grup trafikantësh të qenieve njerëzore “loverboys”, në të cilin janë të përfshirë edhe disa shqiptarë të komunitetit rom, sipas medieve greke. Video e publikuar nga emisioni “Tlive” është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe tregon lëvizjet e 15-vjeçares dhe të akuzuarit 22-vjeçar pas largimit të adoleshentes nga shtëpia e saj.
Sipas policisë 22-vjeçarti ka joshur adoleshenten duke e bindur atë të bëhet pjesë e komunitetit rom dhe të punojë për grupin e tij.
Sipas videos për rreth gjysmë ore e mitura ka pritur 22-vjeçarin. (klikon këtu për të parë videon)
Më pas mbërrin një makinë e vogël me ngjyrë të zezë, e drejtuar nga 22-vjeçari, me 15-vjeçaren që hip në makinë dhe zhduket. Këto kanë qenë 30 minutat që shpëtuan adoleshenten, pasi në këtë mënyrë ajo ra në sy nga pronari i një pike karburanti.
Një punonjës i karburantit kupton se vajza që po priste ishte Fotini 15-vjeçarja. Ai e kuptoi pasi pa njoftimin për zhdukjen e 15-vjeçares në televizor. Më pas ai njofton autoritete, dhe ky është fillimi i fundit për aventurën e 15-vjeçares.
Policët arritën në gjurmët e 15-vjeçares pas orë më vonë. Avokati i familjes së 15-vjeçarit të zhdukur, Stavros Georgiou, theksoi se video e regjistruar çoi në autorin e krimit, i cili dha emrat e dy kolegëve të tij.
Sipas avokatit, vajza ishte e lidhur me 22-vjeçarin. E mitura ka rezultuar se nuk është përdhunuar dhe as dhunuar, por ndaj tre të arrestuarit rëndon akuza për rrëmbim, por sipas avokatit ka rezultuar se ajo ka pasur marrëdhënie intime me 22-vjeçarin.
Sipas avokatit, dy vajza që i kanë ardhur në ndihmë familjes dhe kanë treguar të vërtetën, kanë qenë njëra me origjinë shqiptare dhe një tjetër që i përkiste komunitetit rom. E mitura ndodhen në spital ndërsa familja shprehet se po i qëndrojnë pranë, pasi ende gjendja e saj psikologjike është e çorientuar.
Kjo ngjarje ka ngritur shumë pikëpyetje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
15-vjeçarja Fotini i ka takuar grupin e trafikantëve disa javë më parë, teksa e kanë bindur që t’i ndjekë në aktivitet e tyre. Madje grupi i trafikantëve i kërkoi adoleshentes të dukej sikur po keqtrajtohej nga mjedisi i saj shoqëror.
Zakonisht pjesëtarët e grupit kriminal janë të sjellshëm me viktimat dhe përdorin rrjetet sociale ndërsa “peshkojnë “për viktimat e tyre.
Konkretisht, ajo u detyrua të lyente trupin e saj me bojë të errët për të treguar në shkollë se po abuzohej nga shoqëria për të justifikua largimin e saj nga shtëpia. Vlen të theksohet se familja e 15-vjeçares nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte derisa fëmija i tyre u largua nga shtëpia.
Discussion about this post