GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Reagon Tabaku për shkarkimin e Ademit nga Shoqata e Bashkive: Përpjekje autoritariste nga një kryeministër që nuk i intereson demokracia

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Reagon Tabaku për shkarkimin e Ademit nga Shoqata e Bashkive: Përpjekje  autoritariste nga një kryeministër që nuk i intereson demokracia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një deklaratë për mediat lidhur me mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Shoqata e Bashkive. Tabaku u shpreh se maxhoranca po synon tërheqjen nga padia në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet moniste lokale.

“Me një akt të paprecedentë, antikushtetues, antiligjor, të fallsifikuar, Edi Rama i ka hapur luftë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e vetmja kryebashkiake legjitime në vend. Kjo shoqatë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimeve të paligjshme lokale të 2 viteve më parë, duke vënë në rrezik një tjetër pushtet të vjedhur prej Edi Ramës.”- u shpreh Tabaku.

Në mbledhjen e djeshme, Shoqata e Bashkive zgjodhi Pjerin Ndreut në krye të saj, duke shkarkuar kësisoj nga detyra Voltana Ademin.

Deklarata e plotë:

Vjedhja e zgjedhjeve të 25 Prillit do të përkeqësojë akoma më shumë gjendjen e demokracisë dhe të të drejtave të qytetarëve në vend. Për fat të keq, Edi Rama po jep çdo ditë provat e një kryeministri autokrat, i cili shkel çdo ligj, në funksion të pushtetit të tij dhe kundër opozitës.

Me një akt të paprecedentë, antikushtetues, antiligjor, të fallsifikuar, Edi Rama i ka hapur luftë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e vetmja kryebashkiake legjitime në vend. Kjo shoqatë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimeve të paligjshme lokale të 2 viteve më parë, duke vënë në rrezik një tjetër pushtet të vjedhur prej Edi Ramës.

Vendimi i mercenarëve të Ramës për të ashtuquajturin shkarkim të Voltana Ademit si drejtuese e shoqatës nuk ka asnjë bazë ligjore. Është një vendim partiak, por pa pasoja ligjore. Personat që kanë marrë vendimin, nuk janë anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe nuk kanë asnjë të drejtë mbi të.

Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, një shoqatë mund të mblidhet për të shkarkuar kryetarin e një shoqate tjetër.

Të dhënat publike tregojnë se të 60 mercenarët e Ramës në bashkitë e vendit janë të deklaruar si anëtarë në shoqatën e krijuar nga Edi Rama që në vitin 2010 dhe që sot drejtohet nga Erion Veliaj. Rrjedhimisht, ata mund të mblidhen të shkarkojnë nga kryetar të shoqatës së tyre Erion Veliaj, por nuk mund të vendosin për të larguar Voltana Ademin, për arsyen e vetme se është në opozitë me Edi Ramën dhe ka çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet moniste lokale të 2 viteve më parë.

Edi Rama sot mund të ketë çdo pushtet, por ai kurrë nuk do të mundë të ketë pushtet mbi opozitën. Zëri ynë do të vazhdojë të jetë akoma më i fortë kundër regjimit të dalë nga vjedhja e zgjedhjeve në aleancë të hapur mes qeverisë, krimit të organizuar dhe oligarkëve.

Tentativa e dështuar për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë vjen pasi Edi Rama ka uzurpuar çdo instituticion tjetër tjetër në vend. Kjo është një përpjekje tërësisht anti-demokratike dhe autoritariste nga një kryeministër që nuk i intereson demokracia, funksionimi i institucioneve dhe liria e tyre. Synimi i Ramës është zhbërja e lirive të qytetarëve dhe pasurimi i tij personal.

Është koha që çdo qytetar t’i bëjë rezistencë ketij regjimi të rrezikshëm, duke mos lëshuar asgjë nga të drejtat e tij. Zëri i qytetarëve dhe zëri i opozitës janë shpresa e vetme reale për ndryshim dhe për t’i dhënë fund uzurpimit të të gjitha pushteve nga autokrati Edi Rama.

Etiketa: Jorida TabakuPDshkarkim

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi
Breaking Views

Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi

07:32 - 07/06/26
Para
Shkarkimi i Presidentit, Rama: Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Metën

Shkarkimi i Presidentit, Rama: Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Metën

TË FUNDIT

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit
Aktualitet

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për...

Lexo më shumë
I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomholiganbet