GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Miratohen ndryshimet statuore në PD

12:34 - 30/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 8 min
A A
Miratohen ndryshimet statuore në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet statutore të PD.

Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, kësisoj shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD.

Kuvendi vendosi datën 22 maj si dita kur do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri.

Ndryshimet janë:

Propozimet për Ndryshimet Statutore
Ishte Bëhet
NENI 32

Neni 32/a

Kryesia e Degës së Partisë

 

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-23 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

 

 

NENI 32

Neni 32/a

Kryesia e Degës së Partisë

 

1- Kryesia e Degës është organi më i lartë për drejtimin e Degës së Partisë ndërmjet dy Kuvendeve. Ajo vendos për të gjitha çështjet që nuk janë kompetencë ekskluzive e Kuvendit të degës apo e organeve qendrore të PDSH.

a)      Kryesia e Degës përbëhet nga 17-27anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës sipas përcaktimit që i bën këtij numri, për secilën degë, Kryesia e PDSH. Kryetari dhe Sekretari i Degës bëjnë pjesë në këtë numër.

Si anëtarë të Kryesisë së Degës me të drejta të plota mbi këtë numër përfshihen edhe kryetarët vendorë të LDG dhe FRPD, deputetët e PD-së të zgjedhur në territorin e Degës,antarët e Këshillit Kombëtar me banim në degë, Kryetarët e Bashkisë/Bashkive të Qarkut, kur i përkasin PD.

 

 

NENI 42

Neni 42/1/dh
Kuvendi Kombëtar i Partisë

 

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj. Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesish të organizatavepartnere në numër të barabartë, jo më shumë se 10 për qind e numrit të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

 

 

 

NENI 42

Neni 42/1/dh
Kuvendi Kombëtar i Partisë

 

1. Kuvendi Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës i Partisë, që përbëhet nga 1100 (një mijë e njëqind) anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendet e degëve të PDSH sipas një numri të përcaktuar për çdo degë nga Kryesia e PDSH. Listën e kandidaturave për delegatë në Kuvendin Kombëtar e paraqitet në Kuvendin e Degës nga Kryesia e saj.Janë delegatë të Kuvendit Kombëtar:

a) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike;

b) Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike;

c) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë;

ç) Antarët e qeverisë që janë antarë të PDSH-së;

d) Kryetarët e Bashkive, Prefekti, Kryetari i Qarkut, antarë të PDSH-së;

dh) Një numër përfaqësuesishtë organizatave partnere të LDG  dhe FRPD ku përfaqësimi do të jetë, 10 për qind të numrit të përgjithshëm për LDG dhe 10 për qind të numrit të përgjithshëm për  FRPD,të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

 

 

NENI 44

Neni 44/2/b/c/6

Këshilli Kombëtar

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Brënda këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit, ish-Presidentët, ish-Kryeministrat, ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

2. Janë automatikisht kandidatë:

a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
b) kryetarët e degëve të PDSH-së;
c) deputetët dhe ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;
ç) kryetarët e Bashkive dhe Kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut, që i përkasin Partisë Demokratike;

 

6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

 

NENI 44

Neni 44/2/b/c/6

Këshilli Kombëtar

2. Këshilli Kombëtar përbëhet nga Kryetari i PDSH-së dhe 150 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kuvendi Kombëtar. Jashtë këtij numri, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar pa iu nënshtruar procesit të votimit,Deputetët e PDSH në detyrë,Kryetarët e Degëve të PDSH,kryetarët e Bashkive që i përkasin Partisë Demokratike,ish-Presidentët,ish-Kryeministrat,ish-Kryetarët e Kuvendit dhe ish-Kryetarët e PDSH-së, që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, si dhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH.

2. Janë automatikisht kandidatë:

a) anëtarët në detyrë të Kryesisë së Partisë;
b) ministrat në detyrë, anëtarë të PDSH-së;

 

6. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë, Kryetari i Këshillit Kombëtar, si dhe të paktën ¼  e anëtarëve të tij. Jo më pak se 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që, në çdo kohë, të propozojnë kandidatë alternativë për çdo funksion politik që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë. Në rastin e masave disiplinore, vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave. Mbledhjet e Këshillit Kombëtar nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve.

NENI 47

Kryesia e Partisë

 

1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

a)      Kryetari i Partisë;

b)      Dy nënkryetarët e Partisë,

c)      Sekretari i Përgjithshëm;

d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

e)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë mandat tjetër përveç atyre të parashikuar në gërmat a), b), c) dhe d) të pikës 1 të këtij neni.

 

NENI 47

Kryesia e Partisë

 

1. Kryesia e Partisë drejtohet nga Kryetari i Partisë dhe përbëhet nga:

a)      Kryetari i Partisë;

b)      Dy nënkryetarët e Partisë,

c)      Sekretari i Përgjithshëm;

d)     Kryetari i Këshillit Kombëtar;.

e)      Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike;

f)       Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë;

g)      Njëzet anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, sipas një liste të miratuar në Kryesinë e partisë me propozim të Kryetarit të Partisë ose kandidaturave të mbështetura nga jo më pak se 15% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Jo më pak se 30% e antarëve të zgjedhur të Kryesisë duhet të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

2. Anëtari i Kryesisë nuk mund të mbajë më shumë se një mandat tjetër përveç atij të fituar sipas këtij neni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas nenit 55 shtohet neni

 

Neni 55/1

Aparati qendror administrativ i partisë

 

Në përputhje me mundësitë e saj financiare, Partia Demokratike ndërton aparatin e saj qendror administrativ i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme. Aparati qendror administrativ drejtohet nga Administratori i Përgjithshëm i Partisë, i cili emëron dhe shkarkon personelin e kësaj administrate. Struktura e  aparatit qendror administrativ përcaktohet me vendim të Kryesisë së Partisë. Administratori i Përgjithshëm  emërohet dhe shkarkohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

 

 

DISPOZITA TRANZITORE

 

NENI 64

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit

 

1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të konstituimit të organeve të reja sipas tij, por jo më shumë se për katër muaj, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

2. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit përbëhet nga 29 anëtarë të cilët zgjidhen nga Kuvendi Kombëtar, mes personaliteteve me kontribute dhe autoritet të padiskutueshëm në PDSH. Ky Komision ushtron të gjitha kompetencat të cilat sipas këtij statuti i takojnë organeve qendrore të Partisë, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.

3. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vetëmblidhet pas miratimit të këtij statuti dhe zgjedhjes së anëtarëve të tij nga Kuvendi Kombëtar. Ai përfundon ushtrimin e kompetencave të një organi qendror, sapo konstituohet rregullisht organi përkatës sipas parashikimeve të këtij Statuti.

4. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përgjatë periudhës së funksionimit të tij, është përgjegjës veçanërisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore apo referendare në cilindo nivel të organizimit të PDSH.

 

DISPOZITA TRANZITORE

 

NENI 64

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit

 

1. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë së PDSH, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

 

2. Mandati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH.

Etiketa: kuvendPD

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
“Donaldi ka fansa të rinj, mua më votuan familjarë”, Ilir Shaqiri flet pas fitores

Gati për dasmën? Ilir Shaqiri fton krushqit me këtë foto

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com