3 aksidente kanë ndodhur në pak minuta në vendin tonë. Më parë u raportua një aksident në Qafë Thanë, më pas në aksin Tiranë – Durrës dhe tani një tjetër përplasje ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd.
Sakaq, bëhet me dije se shkak për këtë përplasje është bërë aksidenti i ndodhur më parë në këtë aks. Mësohet se si pasojë e aksidentit të parë, në mes të rrugës është derdhur vaj dhe për pasojë është aksidentuar një automjet i radhës që ka kaluar. Shoferi i automjetit të dytë pretendon se edhe pse ka shkuar në vendin e ngjarjes zjarrfikësja, situata nuk është zgjidhur. Fatmirësisht ai nuk ka pasur lëndime, por automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha.
Discussion about this post