GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas stërvitjes me raketat kineze, Vuçiç sulmon Kurtin

20:40 - 30/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas stërvitjes me raketat kineze, Vuçiç sulmon Kurtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se Serbia nuk pret asgjë të mirë nga dialogu me Kosovën, sepse sipas tij nuk ka dialog real.

“Jo me dëshirën tonë, jo me vullnetin tonë, por me dëshirën e atyre që as nuk u shkon ndërmend as të bisedojnë se si do ta përmbushin diçka që kanë nënshkruar 10 vjet më parë. Askush nuk po i detyron ta bëjnë këtë, por ata që nuk po i detyrojnë, janë në gjendje të na detyrojnë neve dhe maltretojnë dhe njerëzit tanë. Nga targat [e automjeteve] deri te gjithçka tjetër që është çështje krejtësisht dytësore në marrëveshjen e Brukselit”, u tha Vuçiç gazetarëve në aeroportin ushtarak të Batajnicës, ku mori pjesë në ekspozimin e pajisjeve dhe aftësive të Ushtrisë serbe, në mesin e tyre edhe sistemit raketor kinez FK-3, me të cilin Serbia u mori pak ditë më parë.

Siç transmeton “Beta”, Vuçiç ka thënë se “qëllimi ishte që serbët nga veriu i Kosovës ose të dëbohen ose të detyrohen të pajtohen me pavarësinë, si dhe ta çojnë Serbinë drejt njohjes së pavarësisë [së Kosovës]”.

“Gjithmonë kam qenë përkrahës i madh i dialogut, por i dialogut real. Dikur kemi pasur një dialog të vërtetë, sot me Kurtin, ai dialog nuk ekziston fare”, tha presidenti serb.

Vuçiç iu referua vizitës zyrtare në Gjermani [më 4 maj] dhe takimit me kancelarin Olaf Scholz, duke thënë se pret të dëgjojë të gjitha vërejtjet lidhur me sjelljen e Serbisë, por edhe mundësinë për të paraqitur qëndrimin e Serbisë.

“Kjo është gjithçka që pres. As keq, as veçanërisht e mirë. Është një mundësi e mirë që të kemi pak kohë për të shprehur pikëpamjet tona. A do të ndryshojmë me këtë një pjesë të qëndrimit gjerman për Kosovën? Sigurisht që jo! A do të ndryshojmë një pjesë të qëndrimit të tyre sa i përket sanksioneve (Rusisë), është e sigurt se nuk do t’ia dalim”, tha Vuçiç.

Kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, Vuçiç vlerësoi se bëhet fjalë për “një konflikt botëror”, sepse sipas tij, “nga njëra anë është e gjithë pala perëndimore, e cila po armatos njërën anë (Ukrainë) dhe nga ana tjetër një fuqi botërore, si Rusia”.

“Thelbi është se kemi një konflikt ekonomik botëror, kemi një konflikt politik botëror, sepse jemi të ekspozuar ndaj presioneve të pabesueshme, kërcënimeve dhe shantazheve me progresin ekonomik apo regresin e vendit”, tha ai.

Vuçiç tha se lidhur me vendosjen eventuale të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin për Kosovën, Donetskun dhe Luganskun, do të shprehet më 6 maj.

Etiketa: raketa kinezesulmon kurtinVucic

Lajme të lidhura

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Para
“Ky kuvend është nul”/ Logu: Rithemelimit i ka përfunduar mandati

“Ky kuvend është nul”/ Logu: Rithemelimit i ka përfunduar mandati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën
Aktualitet

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26

Monika Kryemadhi ishte e ftuar në e misionin “Breaking”, ku foli edhe për dashurinë me Ilir Metën. Ajo u ndal...

Lexo më shumë
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com