GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Është realitet i pakthyeshëm”, në Greqi kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është realitet i pakthyeshëm”, në Greqi kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër autorë grek kërkojnë që shteti i tyre të njohë pavarësinë e Kosovës. Lajmin e bën të ditur gazeta greke “Te NEA” dhe njëri nga autorët është Ioannis Armakolas nga “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy. Sipas tij, diplomacia greke është e përhumbur nga sindroma që e dobësojnë rolin e saj në botë. Armakolas, i cili drejton programin e Europës Juglindore në “Hellenic Foundation for Europian and Foreign Policy”, thotë se dilpmacia greke po reziston ndaj ndryshimit, duke e marrë shembull qasjen e shtetit helen karshi Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është realitet politik i pakthyeshëm”, thekson ai. “Një Greqi e sigurt mund të formulojë një politikë të njohjes së këtij realiteti, në mënyrë që të bashkëformojë zhvillimet e ardhshme në Ballkan, në përputhje me interesat e veta. Greqia përmes konsolidimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës do të kontribuojë në mënyrë të vendosur edhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore, në kuadër të të cilave ajo merr pjesë plotësisht në procesin e vendimmarrjes së bashku me partnerët e saj evropianë” – ka thënë ai.

Më tej ai thotë se e sheh politikë të gabuar mosnjohjen e Kosovës, si dhe kjo sipas tij dobëson rolin e Greqisë në rajon.

“Mosnjohja e shtetit të sapoformuar është pasojë e politikës sonë të gabuar dhe të dështuar gjatë luftërave jugosllave. Politika jonë për çështjen e Kosovës na mban të bllokuar në dilemat diplomatike të së kaluarës, ndërsa njëkohësisht dobëson rolin tonë rajonal” – ka shkruar ai, duke theksuar më tej se kjo kontribuon qoftë edhe indirekt në mbajtjen e rajonit në pasiguri gjeopolitike.

Mosnjohja e Kosovës, sipas tij do të thotë moskuptim të realitetit bashkëkohor ballkanik. Beogradi do të reagonte në rast se Greqia e njeh Kosovën, dhe këtë e ka parasysh Armakolas. Por ai thekson se Serbia në të kaluarën ka zgjedhur politika të pamatura dhe kundër interesit të Greqisë, ndërkaq ka përmendur se shteti serb kultivon marrëdhënie të ngushta me regjimin e Erdoganit.

“Greqia mund dhe duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut dhe këto nuk duhet të ndikohen nga luhatja e marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës” – shkruan ai.

“Shqipëria e Madhe” është një skenar pothuajse i pamundur, sipas Armakolas, pasi thotë se elitat shqiptare nuk e mbështesin.

 

Etiketa: GreqiKosovësnjohjapakthyeshempavaresiaRelitet

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
Dita e Punëtorëve/ Protesta dhe në Kosovë: Duam që djersa jonë të paguhet

Dita e Punëtorëve/ Protesta dhe në Kosovë: Duam që djersa jonë të paguhet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com