GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Jetëgjatësia/ Covid “ka bombarduar” Elbasanin dhe Tiranën

07:28 - 04/05/22
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Jetëgjatësia/ Covid “ka bombarduar” Elbasanin dhe Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Covid-19 si kudo në Europë i ndikoi negativisht normat e jetëgjatësie, por në Shqipëri, virusi duket se ka dëmtuar më shumë jetëgjatësinë në personat që jetojnë në qendrën e vendit, zonë e cila është edhe me e zhvilluar ekonomikisht.Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se, jetëgjatësia e popullsie në rajonin e qendrës së Shqipërisë (Tiranë-Elbasan) në vitin 2020 u ul me 2.8 vite në raport me vitin 2019.

Popullsia në këtë rajon të vendit tonë kishte jetëgjatësi 78.9 vite nga 81.6 që kishte në vitin 2019. Në të kundërt në qarqet e tjera rënia e jetëgjatësisë ishte më e butë në krahasim me qendrën e vendit.Në jug të vendit jetëgjatësia ra 1.2 vite duke shkuar 76,2 vite më 2020 nga 77.4 në vitin 2019, ndërsa në rajonin e Veriut jetëgjatësia ra me 1.4 vite duke shkuar 77.3 vite nga 78.7 që ishte në vitin 2019.Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite me një rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë se përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Në vitin e parë të tranzicionit jetëgjatësia në vend ishte 75.4 vite dhe në vitin 2020 llogaritet në 77.3 vite me një përmirësim me rritje rreth dy vite.

Në vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri ishte 75,2 vjet për burrat dhe 79,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor.

Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19.Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Europës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Europën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet./Monitor/

Etiketa: COVIDjetegjatesiKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
Temperatura deri në 18 gradë, zbuloni surprizat që sjell pasditja

Përmirësohet moti, parashikimi 4 maj 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com