GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Tre qentë….

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Qeni roje, zagari dhe konja

1.

Presidenti Regan, për të treguar dallimin mes lirisë së shtypit në Amerikë me vendet e tjera të bllokut komunist tregonte shpesh këtë anekdodë:

Një herë u bën bashkë tri qen, një qen amerikan, një qen polak dhe një qen rus. Ata nisën të tregonin, si ishin punët në vendet e tyre. Qeni amerikan tha: në këtë vend ti mund të lehësh lirisht, dhe nëse leh mjaftueshëm dikush do të kalojë dhe do të jap një copë mish. Në këtë moment qeni polak ndërhyn dhe pyet:

– Çfarë është mishi?

Ndërsa qeni rus i shtangur pyet:

– Çfarë është lehja?

2.

Për median në mënyrë metaforike thuhet se roli i saj kryesor është ai i qenit roje. Qeni që duhet të lehë dhe të ruajë shtëpinë e demokracisë.

Media si pushtet i katërt duhet të ruajë tre pushtet e tjera (qeverinë, parlamentin dhe gjyqësorin), duhet të “lehë” kur sheh se po prishet “kontrolli dhe ballanca” dhe si qen roje i publikut duhet të garantojë se po rri me veshët ngritur dhe sytë katër sa herë pikas shkelje të ligjit dhe interesit publik.

Me “lehjen” e tij qeni sinjalizon shoqërinë dhe institucionet që diçka nuk shkon, diçka duhet ndrequr dhe diçka duhet bërë ndryshe.

Por në Ballkan dihet që qeni nuk leh ndaj atij që e ushqen dhe po ashtu hesht kur para tij kalon dikush që e njeh.

Me kalimin e kohës qentë roje po vijnë drejt zhdukjes dhe me shpejtësi është duke u shtuar një racë tjetër qensh që ngjajnë me qenin roje vetëm nga e lehura.

Shohim që shtohen dita -ditës qentë e gjuetisë, zagarë, siç thuhet rëndom. Qen që “lehin” për interes të ngushtë të zotit apo për interes të gjerë të pushtetit, por jo për interes të publikut. Këta qen janë të rrezikshëm për shkak se jo vetëm lehin, por edhe kafshojnë ku mundin e sa të mundin…

Por më të rrezikshëm se zagarët është raca e koneve, ose qentë e “zbutur” të shtëpisë; atyre nuk u lejohet të lehin, mbahen vetëm për të hequr stresin dhe për të argëtuar të zotët. Ata nuk lehin kurrë ndaj të fortit, të gjithpushtetshmit, ndaj keqbërësit. Janë krejt ndryshe nga qeni roje që edhe pse këlysh nuk e ndaloi të lehurën kur para tij kalonin luanët edhe pse gjithë qentë e tjerë u fshehën në kolibe.

Kur u larguan luanët, qentë që kishin ndenjur me bisht ndër shalë, me shpoti i thanë qenit që lehu gjithë kohën.

-Ke lehur aq shumë sa luanët u trembën prej teje dhe ikën….

– Për të tremb nuk besoj se i kam trembur, por për të lehur, kam lehur sa kam mundur.

Një qen që leh është më i dobishëm se një luan që fle!

 

Etiketa: kryesore2Lutfi Dervishiqenqentetrezagar

Lajme të lidhura

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!
OP-ED

T’i quash “korba” e “sorra” të rinjtë që kërkojnë një atdhe më të pastër e më të bukur!

10:05 - 27/07/26
Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!
Opinion

Qeveria shqiptare varros sportin, ndërpret çdo lloj financimi për të!

17:03 - 26/07/26
Para
U tha se u arrestua nga policia, Fjolla Morina poston storyn (FOTO)

U tha se u arrestua nga policia, Fjolla Morina poston storyn (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes
Breaking Views

Liverpooli ka përfshirë edhe klauzolën e blerjes për Araujon – këto janë detajet e marrëveshjes

23:28 - 08/08/26

Kalimi i Ronald Araujos nga Barcelona te Liverpooli në formë huazimi ka shkaktuar një prej surprizave më të mëdha të...

Lexo më shumë
Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori

Ish-ylli i Liverpoolit ribashkohet me Salahun te Trabzonspori

23:00 - 08/08/26
“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

“Po digjet Kruja”, Situatë dramatike në qytet, flakët gjigante përparojnë drejt banesave, digjen disa prej tyre

22:37 - 08/08/26
Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

Deputetja që la PS-në shfaqet në krah të protestuesve te Kryeministria

22:25 - 08/08/26
Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur

Dita më e trishtuar e Lionel Messit, Barcelona mesazh ngushëllimi argjentinasit për humbjen e njeriut të dashur

21:31 - 08/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com