GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandaloze/ Bashkia e Tiranës tender 121 mln lekë për Vinç me qira

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Paratë e qytetarëve fryjnë xhepat e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e prokurimit publik për tenderin më numër REF-27147-04-29-2022 për “Shërbime në lartësi me Vinç (kosh) për ngritje personash dhe objektesh” me fond limit 121 milion lekë të vjetra pa TVSH ku kushtet e tenderit paraqesin tendencë për t’iu përshtatur një kompanie specifike nga ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve.

Në 4 maj kur është shpallur procedura, te dokumentat e tenderit kërkohet që kompania fituese të mos tejkalojë xhiron minimale, pra kërkon me ngulm se sa duhet të jetë xhiroja e kompanisë e cila dukshëm paraqet rrezik për korrupsion dhe favorizim në procedurën e prokurimit pasi kompania mund të jetë paracaktuar.

“Vërtetim xhiroje vjetore nga Administrata Tatimore maksimumi për 3 vitet e fundit, ku vlera e xhiros minimale vjetore që u kërkohet operatorëve ekonomikë nuk mund të tejkalojë vlerën e përllogaritur të kontratës”, shkruhet tek dokumentat duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimet që fshihen për një tender që kap vlerën 100 mijë euro.

Zakonisht kjo kërkesë në dokumentat e tenderave të tjerë kërkon minimalen e xhiros vjetore të tre viteve të fundit të kompanisë dhe nuk thotë që kompania nuk duhet të ketë bërë shumë xhiro sepse është e pakuptimtë si kërkesë. Sa më shumë xhiro të ketë një kompani, aq më shumë eksperiencë ka dhe më shumë profesionalizëm krijon në mënyrën e të punuarit.

Problemi tjetër lidhet me qellimin e marrëveshjes kuadër, do harxhohen 100 mijë euro për të ngritur punonjësit e bashkisë vetëm për të vendosur flamuj dhe postera me shkrimet për festat kombëtare dhe vinçi do paguhet sipas orëve. Pra, bashkia vet, ka apo nuk ka vinç? A jemi ne të përgatitur për emergjenca civile? A e ka marrë 4% e Emergjencave Civile Erion Veliaj nga qeveria për të qënë në gatishmëri në rast të Gjendjes së  Emergjencës?

Në total, tek dokumenti përfshihen 4815 orë pune për lartësi të ndryshme ku maksimumi është 46 m dhe minimumi 19 m dhe sipas llogarive i bie më shumë se gjysmën e vitit, vinçi do merret me dekorimet dhe zbukurimet e Tiranës. Nëse shohim kalendarin shtetëror, janë 14 ditë festash kombëtare ndërkohë që vinçi do paguhet për 200 ditë nga viti kalendarik.

Para pak ditësh, autobusi urban i linjës së Unazës ka rënë në lumin e Lanës dhe ka ngelur atje ndërkohë Veliaj ka hedhur idenë për instalacion duke fituar kohë për ta sjellë veten në qendër të diskutimeve. Kujtojmë se kanë ndodhur dy incidente të ndryshme brenda disa ditësh, vetëm me autobusat modernë të Unazës por vëmendja është vendosur tek shoferi dhe aspak tek gjendja teknike e këtyre autobusëve.

Pastaj fakt është që autobusi i braktisur në Lanë shëmton gjelbërimin e pakët që ka Tiranë në një lum fantastik në mes të kryeqytetit i cili për fatin e keq të banorëve ndotet nga shkarkimet e ujërave të zeza.

 

Etiketa: 121 milione lekeErion Veliajfond limitkryesore2vinc me qera

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Akuzat për korrupsion/ SPAK kërkon 5 vite burg për prokurorin e Sarandës

Akuzat për korrupsion/ SPAK kërkon 5 vite burg për prokurorin e Sarandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë...

Lexo më shumë
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com