GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Negociatat me BE/ SHBA mbështet marrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes

17:18 - 05/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat me BE/ SHBA mbështet marrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lehtësojnë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, ai është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me Shkupin dhe Sofjen për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, por Price nuk dha detaje nëse palët janë pranë arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme.

“Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fuqishëm e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Marrëveshja historike e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për ndryshimin e emrit të shtetit tregoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të bëjnë gjëra të vështira, të bëjnë kompromise dhe të gjejnë zgjidhje dhe ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur shpejt këto mosmarrëveshje, por ne padyshim që nuk po hyjmë në detajet e atyre bisedimeve”.

Nga ana tjetër, presidenti bullgar, Rumen Radev, ditën e djeshme, deklaroi se Sofja zyrtare po përballet me presion nga partnerët euroatlantikë për arritjen e një marrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që do të çonte në heqjen e vetos bullgare.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues. /REL

 

Etiketa: BEBullgariaKosoveMaqedonia e VeriutNegociataRajonSofie

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Alarmohet Milan, humbet lojtarin kyç para ndeshjes së Championsit

Ofertë e re për Milanin, amerikanët japin 1 miliard euro për ta blerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com