Kanë dalë pamjet nga momenti kur është arrestuar drejtori i ujësjellësit në Laç. Sikur shihet nga video ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë banesës së tij në momentin kur forcat e policisë ka mbërritur atje dhe i kanë vënë prangat .
Alfred Prodani kërkohej prej 9 vitesh nga policia spanjolle dhe kaq shumë kohë në kërkim ndërkombëtarë ai ka mundur t’i shpëtojë arrestit. Por nga të dhënat e grumbulluara më në fund policia mundi të gjejë vendndodhjen e tij dhe sot bën arrestimin, me qëllim ekstradimin në Spanjë.
Prodani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nuk dihet se kur do të bëhet ekstradimi i tij, por për momentin po mbahet në Policinë e Kurbinit.
pe
Discussion about this post