GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aktori shqiptar i ‘Albanian Gangster’ thirri familjen ‘Genoveze’ për ti mbledhur borxhet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktori shqiptar i ‘Albanian Gangster’ thirri familjen ‘Genoveze’ për ti mbledhur borxhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurorët federalë të Nju Jorku thanë të martën, se një bastvënës i Queens-it, i cili dikur luajti në filmin e quajtur ‘Gangsterët shqiptarë’ u arrestua së bashku me dy mafiozë të njohur të familjes kriminale ‘Genoveze’, të cilët dyshohet se i kishte angazhuar për të mbledhur një borxh.

Treshja, duke përfshirë një kapo të dyshuar 84-vjeçar të familjes ‘Genovese’, u akuzuan në gjykatën federale të Bruklinit të martën për skemën e zhvatjes kundër një pronari restoranti italian, sipas një aktakuze të ngritur ndaj tyre, tha një burim nga policia federale.

Të dyshuarit – ylli i filmit Luan Bexheti, 49 vjeç, ushtari i njohur Joseph Celso, gjithashtu 49 vjeç, dhe 84-vjeçari Anthony ‘Rom’ Romanello, do të përballen me dy akuza federale për zhvatje. Celso përballet me një akuzë të tretë për pengim të drejtësisë, sipas aktakuzës.

Rasti ka nisur pas një borxhi për lojërat e fatit që një pronar restoranti i kishte grumbulluar Bexhetit në vitin 2017, kur aktori, i cili është shfaqur në më shumë se 40 filma, ishte duke u prezantuar si një bastvënës, tha një burim nga policia federale.

Bexheti me origjinë shqiptare, një bashkëpunëtor i familjes ‘Genoveze’, dyshohet se angazhoi Celso dhe Romanello për të mbledhur borxhin.

Romanello-i cili u lirua nga gjykata federale e Bruklinit një dekadë më parë për akuzat për zhvatje-dyshohet se e goditi pronarin e restorantit në fytyrë për ta bindur atë të paguante. Mafiozi tjetër i akuzuar, Celso, ishte i implikuar në vitin 1991, në vrasjen e Manuel Mayi, një student 19-vjeçar Dominikan i Kolegjit Queens.

Celso ishte i vetmi person i akuzuar për vrasjen, por u lirua në gjyq në 1993 pasi dëshmitari kryesor i çështjes u largua nga vendi, raportoi në atë kohë ‘The Post’.

Të tre të dyshuarit u deklaruan të pafajshëm dhe u liruan me garanci në gjyqet e tyre në gjykatën federale të Bruklinit të martën. Asnjë nga të pandehurit dhe as 8 të afërmit dhe miqtë me ta, nuk komentuan teksa largoheshin.

Një gjykatës vendosi garancinë e Celso në 1 milion dollarë, sepse ai akuzohet për pengim të drejtësisë, si dhe zhvatje. Avokatja e tij, Anjelica Cappellino, nuk pranoi të komentojë pas seancës./Boldnews

Etiketa: aktoriborxhe

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Dita Botërore e Talasemisë, cilët janë shkaktarët dhe simptomat

Dita Botërore e Talasemisë, cilët janë shkaktarët dhe simptomat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

Një tragjedi është regjistruar në Messina të Italisë, ku shembja e një pallati ka lënë pas viktima dhe persona të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com