GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama tha se Shqipëria pret ta shohë Metën para SPAK, Kryemadhi: Më bën për të qesh!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Familja Meta non grata”, Kryemadhi: Nuk kam frikë, nuk jam shtetase amerikane!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për mediat ka folur për deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se e gjithë Shqipëria pret që Metën ta shoh para SPAK-ut. Kryemadhi tha se deklaratat e kryeministrit nuk e trembin por e bëjnë për të qeshur. Sipas saj, Ilir Meta është politikani i vetëm në Shqipëri që është përballur me drejtësinë.

“Po çfarë më tremb, më bën të qesh. Në qoftë se ka politikan në Shqipëri që është përballur me drejtësinë gjithmonë e kujtdo ka qenë drejtësia. Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992 ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua. Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes. Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel, pra nuk e ka mbyllur as për procedurë se u zgjodha deputet, nuk e ka mbyllur as me raport mjekësor që jam sëmure dhe. Dhe nuk e ka mbyllur as për afate. Ka shkuar unë do të gjykohem do të bëhet ekspertiza nga fillimi deri në fund dhe në gjyq” – tha Kryemadhi.

Kryemadhi gjithashtu foli edhe për videon e Metës me Dritan Priftin, ku u shpreh se edhe ekspertët e huaj kanë thënë që në atë video nuk dëgjohet gjë.

“Si ekspertimi dhe amerikan edhe anglez, Ina Ramën pyeteni se tani nuk është prokurore dhe mund ta thotë të vërtetën i është kthyer dhe i thotë nga kjo bisedë nuk dëgjohet asgjë dhe e dyta është kjo video tjetër që këto dy burrat ndajnë lekët. Ne nuk e kuptojmë çfarë diskutojmë. Doli i pafajshëm dhe 5 me 0 dhe relatori ishte Ardian Dvorani, po jo vetëm relatori që duhet ta kishte mbyllur çështjen se ishin seancat çdo javë, e mbyllte jam sëmurë dhe vetëm kur na e sillnin në fotografi në Monako. Thoshte do ta shtyj muajin tjetër. Shkoi dhe nuk kishin çfarë të bënim më. Thirrën 52 dëshmitarë. Kishte kaq shumë gjëra sa e fitoi atë betejë 5 me 0. Iku nga zëvendëskryeministër, la imunitetin e deputetit u përball dhe e fitoi betejën. Të njëjtën gjë me Venecian dy herë. E shkarkuan dy herë. Një herë e çuan në Venecia, i tha Venecia ore a mbushni ju apo nuk mbushni. Pastaj me Gjykatën Kushtetuese që ishte falsifikimi që bëri Etilda Gjonaj të regjistrimit të noteres ke lana. Pastaj erdhi prapë me Gjykatën Kushtetuese” – pohoi Kryemadhi.

 

Etiketa: Edi RamaIlir MetaMonika KryemadhiqeshShqiperiaSpak

Lajme të lidhura

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!
Breaking Views

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26
Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës
Breaking Views

Vangjel Dule: Protestuesit në Zvërnec u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

19:54 - 01/06/26
Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit
Breaking Views

Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:40 - 01/06/26
Para
Macron shuan shpresat për të hyrë në BE, bën propozimin e “frikshëm”: Shqipëria dhe…

Macron shuan shpresat për të hyrë në BE, bën propozimin e “frikshëm”: Shqipëria dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…
Aktualitet

Ikën drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo: Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit…

20:59 - 01/06/26

Anxhela Paparizo është liruar sot nga detyra si drejtoreshë e QSUT-së. Ajo do të zëvendësohet nga Rudina Degjoni. Paparizoi reagoi...

Lexo më shumë
“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

“Flasim edhe greqisht, nuk jemi më pak shqiptarë”/ U dhunua gjatë protestës në Zvërnec, flet qytetari: Ndërhyri Policia e Shtetit…

20:43 - 01/06/26
“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

“Shqipëria nuk është në shitje”! Mijëra vetë para Kryeministrisë, thërrasin: “Dorëheqje”!

20:27 - 01/06/26
Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

Sollën 650 bangladeshas, GJKKO dënon me 104 vite burg 19 anëtarë të rrjetit me bazë në Dubai

20:15 - 01/06/26
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

20:03 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombetgaranti girişJojobet