GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Jashtë parashikimeve, 90 mijë tifozë në Tiranë për finalen e Conference League

16:49 - 10/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Jashtë parashikimeve, 90 mijë tifozë në Tiranë për finalen e Conference League

grand opening ceremony invitation banner template

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, drejtuesi i projektit të UECL, Kejdi Tomorri tregon se pas kontakteve me UEFA-n, numri i personave që do të vizitojnë Shqipërinë më 25 maj është rritur rreth 3 herë më shumë pas përcaktimit të finales Roma – Feyenoord.

Tomorri thekson se pritja dhe organizimi i një finaleje të tillë në Shqipëri ka ardhur falë lobimit të fortë të FSHF-së dhe stadiumit “Air Albania” që ka “mundur” edhe disa vende të tjera aplikante për të pritur këtë finale të parë të këtij kompeticioni.

Si u bë e mundur që një finale e tillë të organizohet në Shqipëri?

– Nuk ka qenë shumë e thjeshtë për ne që të prisnim një event të tillë në Shqipëri. Nuk ishim ne të vetmit që aplikuam për ta marrë këtë finale, por edhe shtatë federata të tjera. Kemi mundur vende si Franca, Izraeli, Uellsi në atë kohë për disa arsye. Së pari, stadiumi është goxha modern dhe është i kategorisë së katërt, që i ka të gjitha kushtet për një finale të tillë. Nga ana tjetër, mendoj se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s donte që të kishte një finale në Shqipëri, duke qenë se është hera e parë që ne organizojmë.

Përpos kësaj, dua të theksoj lobimin e fortë që Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë që kjo finale të vinte në Shqipëri, sepse ne nuk kemi qenë brenda kushteve të UEFA-s, për disa gjëra të tjera jashtë stadiumit (si kapaciteti i aeroportit, mobiliteti). Edhe sot që po flasim nuk kemi një linjë autobusësh, Rinas – Tiranë. Janë disa faktorë të tjerë që na penguan pak, por me ndërhyrje, me lobim, arritëm ta merrnim finalen në Shqipëri.

Kemi pasur shumë grupe pune nga UEFA, që kanë bërë shumë takime deri në momentin që flasim dhe në çdo moment që vinin, ishin grupe nga 80-100 persona. UEFA është marrë me çdo detaj. Na kanë sjellë një plan të mirëdetajuar, ku ne dimë detyrat tona dhe ata vijnë me detyrat e veta. Stadiumi do t’i dorëzohet UEFA-s më 15 maj dhe ata do të menaxhojnë çdo gjë.

Sa tifozë pritet të vijnë në Tiranë?

– Parashikimet para daljes në finale të Romës nuk kanë qenë aq të larta, mirëpo në një kontakt me kolegë të UEFA-s ditën e djeshme, priten të vijnë nga Italia rreth 60 mijë deri në 70 mijë persona, të cilët janë pa bileta, sepse vetëm 4000 mijë do të kenë bileta për në stadium. Ndërkohë, nga Holanda, morëm një informacion nga policia holandeze dje dhe priten nga 18 mijë deri në 20 mijë persona. Do të jetë një fluks i madh tifozësh në Tiranë.

Shitja e biletave?

– Shitja e biletave është vetëm online dhe bëhet vetëm nga UEFA. Është një finale ekskluzive e UEFA-s dhe biletat shiten vetëm në website-n e UEFA-s. I bëj thirrje shqiptarëve, pasi sot hapet portali dhe të drejtën e para blerjes e kanë personat që aplikojnë nga Shqipëria, pasi janë më të favorizuar.

Etiketa: conference league

Lajme të lidhura

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…
Sport

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…

16:46 - 07/02/26
Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares
Sport

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

16:07 - 07/02/26
Legjendat Flasin/ Nga rrugët e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me një rrëfim pa filtra
Sport

Legjendat Flasin/ Nga rrugët e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me një rrëfim pa filtra

12:19 - 07/02/26
Para
Covid-19 në Kosovë, konfirmohen 2,390 raste të reja

Covid-19 në vend, 44 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur
Aktualitet

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të fundit në zonën e Lungomares në Vlorë, një nga segmentet më të...

Lexo më shumë
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

18:01 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com