GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunohej nga burri dhe vjehrri, institucionet ia ‘nxinë jetën’ zonjës nga Tirana  

21:44 - 11/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Dhunohej nga burri dhe vjehrri, institucionet ia ‘nxinë jetën’ zonjës nga Tirana  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër dramë sociale u denoncua në “Stop” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Bëhet fjalë për historinë e një gruaje, që dhunohej prej 10 vitesh nga ish-bashkëshorti i saj dhe ish-vjehrri. Gruaja tregon se pas një martese 20-vjeçare nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë 13 dhe 16 vjeç, çifti u nda. Gruaja ka marrë 2 urdhra mbrojtjeje, nga ish-burri dhe ish-vjehrri.

“Jam një zonjë nga Tirana. Pata një martesë 20 vite. Nga kjo martesë lindën 2 fëmijë të mrekullueshëm që sot janë 16 vjeç dhe 13 vjeçe. Në fillim gjithçka shkonte mirë. Me lindjen e fëmijëve martesa u karakterizua nga nota dhune psikologjike dhe fizike. Ish-bashkëshorti im krijonte lidhje jashtëmartesore. Në momentin që e merrja vesh fillonte konflikti dhe rrihesha. Me anë të një telefoni më regjistronte i ankohesha kujt apo jo. Në një farë mënyrë kam vuajtur nga sindroma e Stokholmit. Përpiqesha të shërohesha për hir të fëmijëve, por ishte situatë që nuk kaloi. Notat e dhunës u përshkallëzuan edhe më keq. Jam dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike dhe fizike. Në polici kam shkuar 3 herë. Në 2019 që bëra denoncim për ndjekje penale m’u fshi denoncimi. M’u desh nëpërmjet gjykatës që të zbuloja se denoncimi ishte fshirë. Komisariati numër 4. Dy ditë më pas u regjistrua kallëzimi. Përveç atij unë kam pasur dhunë psikologjike nga familjarët e ish-bashkëshortit. Nga vjehrri, vjehrra. Bënin veprime jo korrekte me fëmijët e djalit të tyre. Kishin frikë të kalonin nëpër shkallë. Na vinte thika nëpër shkallë vjehrra. Gjenim pika gjaku tek dera në mënyrë që ne të largoheshim. I kam denoncuar edhe këta në 2019” – është shprehur ajo.

Bashkëshortin e futën në burg, ndërsa ish-vjehrri duhej t’i rrinte 500 metra larg, pasi jetonin bashkë. Ish-familjarët e bashkëshortit ia bënë jetën të pamundur, duke i prerë dritat dhe ujin dhe marrë rrobat.

“Kam dy vendime gjykate një për ish-vjehrrin dhe një vendim gjykate për ish-bashkëshortin nga ku morëm urdhërmbrojtje dhe unë, dhe fëmijët për të dy këta personat. Efekti ka qenë 1-vjeçar i urdhrit të mbrojtjes dhe kishin për të qëndruar në shtëpi gjatë një viti me vendim gjykate. Ish-bashkëshorti u dënua me 11 muaj heqje lirie. Në atë kohë iu gjet edhe një pistoletë në shtëpi. Ishte një lloj forme dhune psikologjike që ai përdorte ndaj meje dhe fëmijëve. Me pistoletë, me thika, me shumë gjëra. Gjatë kësaj periudhe ish-vjehrri në mënyrë tërthorazi më ka komunikuar për të dalë përjashta nga shtëpia sepse shtëpia ishte e tij dhe duhej ta jepte me qiranë. E kisha ndërtuar unë dhe ish-bashkëshorti tek ai kati jonë. Na e bëri jetesën e pamundur, duke fikur dritat, na ndërpreu ujin. Nga konfliktet unë shkëputesha dhe shkoja e vija në banesë sepse kisha merakun e plaçkave, sendeve tona me vlerë. Gjatë kësaj kohe, banesa u vodh. Hynë me forcë vjehrri e vjehrra, vëllezërit. Vodhën të gjithë sendet tona personale. Bëra denoncim, vajti çështja në gjykatë dhe u shlye detyrim paraqitje për ish-vjehrrin. Se të kthente sende personale mbrapa, absolutisht jo. Ishte e konsiderueshme për ne dhe fëmijët, ishte e gjithë bota e fëmijëve. Përveç meje që vuaj nga dhimbja e kokës kronike, vuan edhe vajza, sepse dilte në mbrojtje dhe binte ajo pre e dhunës. Kurse djali është më i tërhequr. Për moshën që ka ai, tërhiqet nga sherret. Ka frikë. Refuzon të kujtojë të kaluarën, qoftë ai, qoftë vajza. Punoj në një firmë private, rroga është 350 mijë lekë”, tha denoncuesja.

Pas divorcit të vitit 2020, kujdestarinë e fëmijëve e mori zonja, ndërsa i ati duhet t’i shihte çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Por fëmijët nuk duan ta takojnë të atin dhe përmbaruesi, psikologia dhe punonjësja sociale akuzojnë gruan për këtë dhe detyrojnë fëmijët për takim.

“Më janë shtuar edhe probleme me përmbaruesin Klodian Petri, me psikologen Aleksandra Puçi, me punonjësen e njësisë sociale për mbrojtjen e fëmijëve, zonjën Redona. Të gjithë këta janë bërë aleatë me palën dhunuese, janë bërë familje me ta dhe po procedohet në mënyrë të parregullt kundër meje. Kam për detyrë që të paraqitem çdo ditë të takimeve. Gjithsej kam të dokumentuar 3 takime.

Fëmijët nuk kanë dëshirë, nuk ndihen gati sepse një fëmijë që dhunohet vetë, i dhunohet nëna në sytë e tij, i bastiset shtëpia, nxirret në rrugë të madhe, i vidhet gjithë bota e fëmijëve, gjithë fëmijëria, do ketë dashuri për këtë baba? Me vendimin e gjykatës ish-bashkëshorti ka të drejtë t’i takojë fëmijët nga ora 10:00 deri në orën 14:00 ditën e shtunë dhe nëse marrëdhënia stabilizohet ai duhet të marrë 10 ditë pushime verore dhe 10 ditë pushime dimërore. Ka detyrim prapambetje. Pensionin ushqimor për të shmangur këto acarimet nuk e kam kërkuar në formë tjetër siç më jepet e drejta që ta denoncoj. Kam pasur gjithmonë ndihmë nga familja ime. Në momentin që shoqëroj fëmijët, në mënyrë verbale dhe prezantim nga Klodian Petri dhe psikologia, më është thënë, bëhesh ti pengesë, ti nuk lejon ekzekutimin e vendimit. Ti ndikon tek fëmijët. Ata janë përpjekur që të denigrojnë dhe figurën time në gjithë këtë proces”.

Zonja ka marrë 2 gjoba nga 500 mijë Lekë me akuzën se pengon takimet e babait me fëmijët.

“Nga Klodian Petri kam marrë dy gjoba gjatë një afati të shkurtër kohor. Gjobat janë nga 500 mijë lekë sepse me arsyetimin e tij ka pretenduar se bëhem unë pengesë për mos ekzekutimin e vendimit të gjykatës, sikur nuk i shoqëroj fëmijët për të takuar babain e tyre. Ironia më e madhe është se fëmijët e mi më tepër seç kanë takuar babain e tyre, kanë takuar të afërmin më të ri të babait të tyre, zotin Petri, përmbaruesin. Kemi shkuar në datën 5 Mars, fëmijët i kanë nxjerrë nga zyra. Në datën 19 disponoj një voice. Në datën 2 Prill fëmijët kanë pasur shkollë dhe e kam arsyetuar me shkresë zyrtare. Me datën 16 dhe 23 kemi qenë prezent dhe disponojmë video. Ai ka deklaruar në procesverbale sikur nuk jam paraqitur unë me fëmijët, por tjetër gjë disponoj unë nëpërmjet videove dhe audiove. Kërkoj të vihet drejtësia në vend sepse unë dhe fëmijët kemi qenë të dhunuar për 10 vite nga ish-bashkëshorti. Po ndodh e njëjta gjë nga shteti. Po dhunohemi si nga Përmbaruesi Klodian Petri, si nga psikologia Aleksandra Puçi dhe punonjësja e njësisë sociale për mbrojtjen e fëmijëve. Cila gjykatë e detyron fëmijën të takojë dhunuesin?”, tha ajo.

 

 

Etiketa: burridhunohejinstitucionetjetennxineTiranaVjehrrizonjes

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
“Na ke rrahur me rrip”, fëmijët refuzojnë të takohen me babain dhunues: Na nxore nga shtëpia!

“Na ke rrahur me rrip”, fëmijët refuzojnë të takohen me babain dhunues: Na nxore nga shtëpia!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com