GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Darka e Borell me liderët e Ballkanit/ Direktivat e BE-së për integrimin e rajonit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Darka e Borell me liderët e Ballkanit/ Direktivat e BE-së për integrimin e rajonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor se përshtatja e qëndrimeve të tyre me vendimet e BE-së në politikë të jashtme dhe siguri, është element qendror në rrugëtimin e tyre evropian. Kështu është thënë në një komunikatë të lëshuar nga autoritetet evropiane, pas një takimi joformal që ka realizuar kryediplomati evropian, Josep Borrell me zyrtarë të lartë të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë komunikatë është thënë se takimi ka qenë rast për të shkëmbyer mendimet rreth sfidave në rajon dhe të ardhmen evropiane të rajonit. “Fokusi në takimin e të mërkurës, 11 maj, ishte ndikimi global dhe rajonal i luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj, dhe si munden së bashku BE-ja dhe partnerët nga Ballkani Perëndimor të adresojnë dëmet dhe pasojat e kësaj lufte, si në çmimet e ushqimit dhe energjisë, ashtu edhe në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në këtë komunikatë.

“Përfaqësuesi i lartë Borrell ka mirëpritur mbështetjen e plotë të partnerëve nga Ballkani Perëndimor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutat lidhur me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Përfaqësuesi i lartë i ka njoftuar për përgjigjen e BE-së në mbështetje të Ukrainës, përfshirë edhe masat restriktive që kanë për qëllim kufizimin e aftësive të Kremlinit për të financuar luftën. Ai ka përsëritur rëndësinë e përshtatjes me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, si element qendror në rrugëtimin evropian” thuhet më tej në komunikatë, duke shtuar se “liderët kanë konfirmuar përkushtimin e tyre strategjik për integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal”.

Deri më tani, Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. BE-ja ka paralajmëruar se diskutimet me vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë javën e ardhshme në nivel të ministrave të Jashtëm.

Pjesëmarrës në darkën në Bruksel ishin: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik. Kosova është përfaqësuar në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në Shtetet e Bashkuara/Rel/

Etiketa: Ballkani PerendiimorBEborreldirektivaGervallaintegrimRamaVucic

Lajme të lidhura

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës
Breaking Views

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë
Breaking Views

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Para
Tender pa garë nga Evis Berberi/ 1.3 mln euro i marrin babë e bir

Tender pa garë nga Evis Berberi/ 1.3 mln euro i marrin babë e bir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com