GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Manastirliu favorizon Besnik Çullhaj/ Në 2 vite 1.6 mln euro pa garë

16:46 - 13/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’kishte ujë në spital”/ Manastirliu reagon për letrën e holandezit: Janë shpifje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “Genius” shpk në pronësi të Besnik Çullhaj është një nga kompanitë që ka marrë një numër të lartë tenderash në sektorin e shëndetësisë pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste duke pesëfishuar fitimet përgjatë 8 viteve pasi edhe numri i tenderave të përfituar është rritur nga viti në vit, tendera të cilët në shumicën e rasteve kanë qënë pa garë.

Pandemia e COVID-19 evidentoi faktin se shumica e laboratorëve të vendit ishin të paakredituar. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit, DPA dhe Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit pranë Ministrisë së Shëndetësisë, QKCSA, subjektet e përfshira në testimet e COVID-19 janë në përgjithësi të paakredituara.

Burimi: Opencorporates.al

Mes listës prej 20 laboratorësh, DPA tha se laboratorët e vetëm të akredituar ishin Genius Lab dhe Pegasus Med por theksoi se edhe këto dy laboratore kanë të akredituar vetëm laboratorët qendrorë dhe jo pikat e tjera të testimit në Tiranë apo në rrethe. Pra, “Genius” shpk ishte e akredituar vetëm në Tiranë ndërsa 6 laboratorët e shpërndarë nëpër rrethe në Shkodër, Kavajë, Lezhë, Divjakë dhe Pogradec.

Nga kërkimet tona “Genius” shpk ka fituar me qindra tendera ku një pjesë e mirë e tyre kanë mungesë konkurrence pasi ka patur rrugën e lirë për të përfituar kontrata të cilat në disa raste janë sa fondi limit ose sa 99% e tij.

Shqetësues për fondet publike është fakti se nga nëntori 2019 kur filloi pandemia e deri më sot, kjo kompani ka fituar 54 tendera me vlerë 1,6 milionë euro pa TVSH nga të cilët vetëm 43 tendera me mungesë konkurrence pa patur asnjë operator ekonomik që ta rivalizojë.

Madje ndër këta pak tendera me konkurrentë, ka fituar gjithmonë kundra “Krijon” shpk i cili i ka lehtësuar garën “Genius” shpk pasi nuk ka bërë asnjë ofertë duke u skualifikuar automatikisht nga gara.

Konkretisht në 19 mars 2022 kompania në pronësi të Besnik Çullhaj ka fituar tenderin me numër REF-87723-02-19-2021 me ofertë fituese 24 milionë lekë të vjetra pa TVSH, aq sa është në dispozicion fondi limit. Përpos kësaj në garë ka marrë pjesë kompania “Krijon” shpk e cila nuk ka bërë asnjë ofertë për të fituar kontratën duke e shpallur automatikisht fituese “Genius” shpk.

Por tenderi i cili në pamje të parë duket i inskenuar nuk është i vetmi sepse në të njëjtën datë, e njëjta kompani ka garuar për tenderin me numër REF-87721-02-19-2021 duke mos bërë asnjë ofertë. Përsëri “Genius” shpk ka fituar kontratën me ofertë fituese 47 milionë lekë të vjetra pa TVSH duke u skualifikuar kompania “Krijon” shpk.

Burimi: Openprocurement.al

Përballë Genius ka qënë dhe kompania “Fedos” shpk e cila është skualifikuar në dy procedura prokurimi pasi në mënyrë amatore nuk ka arritur të paraqesë shlyerjet e faturave të energjisë elektrike, e cila është kërkesë standarte nga Komisionit i Vlerësimit të Ofertave për të gjitha llojet e tenderave, të paktën për kontrata që s’janë sekrete.

Ndërkohë e vetmja kompani e cila ka marrë pjesë në dy gara dhe nuk është skualifikuar por ka humbur përballë ofertave fituese të “Genius” shpk është “Medfau” shpk e cila mësa duket çuditërisht fiton gjithmonë me apo pa konkurrentë.

Çështje tjetër e cila ngre dyshime për favorizime ndaj këtij operatori është se “Genius” shpk është ndër të paktat kompanitë e privilegjuara që gjatë pandemisë Covid-19 ka përfituar një nga 14 tenderat sekretë të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale nën drejtimin e Ogerta Manastirliut.

Kontrata e fituar pa garë dhe pa shpallje në 18 prill të 2020, parashikonte blerje kite për laboratorin mikrobiologjik për diagnozën serologjike duke u bazuar në  VKM Nr. 322, datë 18.4.2020 të qeverisë Rama e cila organizoi tendera sekretë, nga të cilët 14 nga Ministria e Shëndetësisë dhe një nga Ministria e Drejtësisë.

Organizata AIS, e cila mbështet Open Data Albania ka bërë vërejtje për këtë VKM pasi qeveria në mënyrë antikushtetuese, në paligjshmëri ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19.

Në total, për periudhën nga viti 2016 e në vazhdim kjo kompani ka fituar 249 tendera ku vlera totale këtyre kontratave kap vlerën e 5.4 milionë eurove pa TVSH. Nga këta tendera, 106 prej tyre janë renditur me flamur të kuq nga Open Data pasi paraqesin dyshime të forta për korrupsion dhe sjellje abuzive me fondet publike.

Etiketa: 1.6 mln eurobesnik ÇullhajGenius shpkkryesore2Ogerta Manastirliutendera pa gare

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Menaxhimi i Butrintit nga privati, qytetarët ngrihen në protestë

Menaxhimi i Butrintit nga privati, qytetarët ngrihen në protestë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com