Personi që shihni në foto është Aurel Latifi, i riu i cili dy ditë më parë tentoi që të hynte me forcë në godinën e kryeministrisë.
Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari rezulton se është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën.
I riu ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë që të tentojë me forcë të hyjë brenda godinës.
Latifi u neutralizua në kohë nga punonjësit e gardës që mbrojnë kryeministrinë, dhe u vu në pranga nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të 32-vjeçarit.
Discussion about this post