GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bardh Spahia njësoj si Voltana Ademi/ 60 mln lekë pa garë

21:01 - 14/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardh Spahia njësoj si Voltana Ademi/ 60 mln lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 6 mars, kandidati i Komisionit të Rithemelimit Bardh Spahia fitoi bashkinë e Shkodrës për ta nxjerrë nga problemet me abuzimin me fondet publike por sinjalet që vijnë nga tenderi i organizuar nga U.K.SH nën firmën e Mark Molla për blerje kimikatesh dhe reagentësh nuk janë pozitive.

Kandidati i përzgjedhur nga partia e Sali Berishës solli idenë për një frymë të re, ndryshe nga Voltana Ademi për një rikonceptim të kryeqendrës së veriut të Shqipërisë por menjëherë kanë filluar të shfaqen shkeljet e para të vjetra në shpërndarjen e parave publike të krijuara nga taksat e qytetarëve.

Pas tenderit të shërbim me roje private pa garë i fituar nga kompania “Miri” shpk me numër REF-25700-04-20-2022, radhën e ka kompania “2 AT” shpk e cila ka fituar garën duke u skualifikuar konkurrenti “ALBANIA DISTRIBUTION CHEMICALS ” shpk edhe pse solli ofertë fituese më të ulët me vlerë 56 milionë lekë të vjetra pa TVSH, 4 milionë më pak se fituesi. Kjo ofertë ishte me leverdi për taksapaguesit shkodranë por mesa duket jo për U.K.SH e cila ka menduar t’ia japë ofertës fituese me vlerë 98% të fondit limit.

Procedura e prokurimit me numër REF-25488-04-15-2022 me ofertë fituese prej 60 milionë lekësh të vjetra pa TVSH nga “2 AT” shpk është shënuar me flamur të kuq nga Open Data pasi ka dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm në dëm të parave publike.

Pasojat negative nuk vijnë vetëm nga mënyra se si përzgjidhet fituesi por edhe nga dyshimet se shkeljet e procedurave të prokurimit pasohen zakonisht dhe shumëfishohen në zbatimin e kontratës. Për këtë si kambanë alarmi na shërben raporti i KLSH për vitin 2021 i publikuar para një muaji, i cili tek dëmet ekonomike rendit jo vetëm procedurat e prokurimit me shkelje por edhe zbatimin e kontratave.

Kontrata e mësipërme është firmosur më kompaninë “2 AT” shpk e cila ka përfituar një numër të lartë kontratash nga bashkitë në republikën e Shqipërisë si dhe nga ndërmarrjet e ujësjellësave.

Shpallja e fituesit është bërë në 13 maj ku kompania “ALBANIA DISTRIBUTION CHEMICALS ” shpk është skualifikuar pasi dokumenti ”Akti i Autorizimit të Produktit Biocid” nuk është paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, pasi ky dokument është fotokopje.

“Cdo dokument i skanuar duhet të jetë origjinal ose kopje e noterizuar, në të kundërt dokumenti është i pavlefshëm, prandaj kriteri kualifikues i përcaktuar në kriteret për kualifikim të DST-ve, që ka të bëjë me lejen e importimit të hipokloritetit të natriumit, nuk plotësohet”, shkruhet tek arsyet e skualifikimit të kompanisë.

Dyshimet janë se tenderi mund të jetë i fiksuar për fituesin pasi skanimi i dokumenteve origjinale është një praktikë e zakonshme për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit.

Dyshimet përforcohen kur nga kërkimet e redaksisë zbulojmë se ky nuk është i vetmi tender me flamur të kuq por në të njëjtin institucion, te Ujësjellës Kanalizime Shkodër për të njëjtin shërbim është nënshkruar kontrata me ofertë fituese 71 milionë lekë të vjetra me TVSH me numër REF-87635-02-19-2021 në datë 28 prill.

Në këtë tender janë skualifikuar pjësëmarrësit ku përsëri shfaqet kompania “ALBANIA DISTRIBUTION CHEMICALS ” shpk e cila ka bërë ankesë për të modifikuar dokumentat e tenderit. Në 26 mars Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar pjesërisht ankesën duke modifikuar disa dokumenta por përsëri kjo kompani është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur lejen e importit për hipokloritin e natriumit.

Por skualifikimi nuk mbaron me kaq sepse janë skualifikuar edhe kompanitë “Krijon” shpk dhe “Isometric” shpk duke paraqitur vetëm ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke mos përmbushur asnjë kriter kualifikues të vendosur në “’kriteret kualifikuese” në tender. Kompania “Krijon” shpk nuk është hera e parë që shfaqet në procedurat publike vetëm për t’u shënuar si pjesëmarrëse sepse ka bërë gabime të cilat janë amatore pasi nuk shkohet në konkurrim pa patur dokumentat standart.

Kompania “2 AT” shpk ka fituar të paktën 12 tendera me vlerë 357 mijë euro pa TVSH të cilët janë të shënuar me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi ka dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm në dëm të fondeve publike.

 

Etiketa: 60 milion leke te vjetraBardh Spahiakryesore2mark mollatender pa gareU.K.SHujesjellesi i shkodresVoltana Ademi

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Vila 760 mijë euro në Lalz/ Bardhi: Pronari rri ditë-natë me Olsi Ramën

Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: Berisha s’do ta mbajë më shumë se 6 muaj PD-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com