GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovarët drejt Shqipërisë/ 10 mijë automjete kaluan kufirin gjatë fundjavës

18:02 - 15/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Kosovarët drejt Shqipërisë/ 10 mijë automjete kaluan kufirin gjatë fundjavës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e ngrohta të fundjavës. Fluks i madh i makinave dhe autobusëve është vërejtur gjatë kësaj fundjave në pikën kufitare në perëndim, ku përfshihet pika kufitare në Vërmicë e Morinë.

Lidhur me këtë situatë, zyra për Informim e Policisë së Kosovës përmes një përgjigje me shkrim ka dhënë detaje për lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve motorike nga dita e premte e deri të shtunën në orën 24:00. Sipas të dhënave nga policia, të premten dhe të shtunën kufirin Kosovë-Shqipëri e kanë kaluar rreth afro 10 mijë vetura.

Gjithashtu, gjatë këtyre dy ditëve policia ka regjistruar në dalje 777 kamionë, 315 autobusë, kurse ka kontrolluar mbi 30 mijë qytetarë të cilët kanë qenë me vetura, kamionë e autobusë duke shkuar drejt Shqipërisë. Pushuesit nga Kosova vijojnë të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën ku numri i tyre sa vjen e shtohet gjatë këtyre ditëve të majit.

Kujtojmë se, javë më parë Shqipëria mori vendim për heqjen e masave kufizuese sa i përket situatës me coronavirus. Nga 1 maji për të hyrë në Shqipëri më nuk do të ketë nevojë për paraqitjen e dokumentit të vaksinës, testimit për SARS CoV-2 dhe certifikatës së shërimit.

Gjithashtu është hequr edhe detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme, ndërkaq në ambientet e mbyllura është rekomanduar që maska të mbahet.

Etiketa: Kosovemakinamorinpushime

Lajme të lidhura

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Botë

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11:23 - 11/04/26
Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
Defekt në OSHEE Prrenjas/ 14 fshatra të Pogradecit pa energji elektrike prej 2 ditësh

Defekt në OSHEE Prrenjas/ 14 fshatra të Pogradecit pa energji elektrike prej 2 ditësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin
Breaking Views

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26

Nesër mund të bëjmë gjëra speciale, por duhet të jemi shumë, shumë të vendosur për të arritur këtë objektiv. Po...

Lexo më shumë
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26
U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë

U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë

18:11 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com