GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Deputeti gjerman që lobon për anëtarësim e Kosovës në KE: Gjermania dhe Italia mund të luajnë rol kryesor

17:34 - 16/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti gjerman që lobon për anëtarësim e Kosovës në KE: Gjermania dhe Italia mund të luajnë rol kryesor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, i cili po kërkon fuqishëm që aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës të adresohet sa më shpejtë të jetë e mundur, po kërkon që në agjendën e takimit të 20 majit në Torino të vendoset në rend dite edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim.

Gjatë fjalës së tij, Abraham ka theksuar se vendimi i Kosovës për aplikim ka qenë plotësisht i drejt dhe se tani është radha e Gjermanisë dhe Italisë ta tregojnë veten në përkrahje të rrugës së Kosovës për t’u bërë pjesë e KE.

“Kosova është e vetmja demokraci evropiane që ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim të enjten e kaluar, ishte  absolutisht i drejtë Tani është e rëndësishme që procesi të mund të ecë përpara dhe që shtetet anëtare si Gjermania dhe Italia të mbështesin në mënyrë proaktive aplikimin e Kosovës për anëtarësim.”

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij Abraham është shprehur se Italia duhet të bëjë çmos që Kosova të futet në rend dite në takimin e Komitetit të Ministrave që do të mbahet nën kryesimin e Italisë në Torino, dhe thotë se për të ecur përpara lënda e Kosovës, Berlini e Roma zyrtare duhet të luajnë rol qendror.

“Italia duhet të sigurojë që aplikimi i Kosovës të futet në agjendën e mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Ministrave, që do të mbahet më 20 maj në Torino. Më pas, shumica e dy të tretave të anëtarëve të Këshillit mund t’ia referojnë kërkesën Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për një opinion. Për ta bërë këtë, besoj se Gjermania dhe Italia mund të luajnë rol qendror.”

Më tej, Abraham thotë se Kosova e ka përfunduar punën e saj kur ka aplikuar dhe se tashmë është koha që shtetet anëtare të ndërmarrin hapin tjetër. Ai shprehet se në Parlamentin gjerman ka përkrahje të madhe dhe aktive për Kosovën dhe se tashmë duhet angazhim edhe i Qeverisë Federale. Abraham thotë se është koha për të vepruar.

“Qeveria e Kosovës ndërmori hapin e parë, tani është koha që shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, të cilat tashmë janë shprehur aktivisht në favor të anëtarësimit të Kosovës, të ndërmarrin hapin tjetër. Në parlamentin gjerman, anëtarët e të gjitha partive qeverisëse si dhe partia më e madhe opozitare, CDU/CSU, mbështesin Kosovën. Tani duam të shohim të njëjtin angazhim në nivel qeveritar. Koha për të vepruar është tani.”

Ndërsa nga KE kanë bërë të ditur se ende s’ka ndonjë zhvillim sa i përket agjendës së takimit të 20 majit që do të mbahet në Torino dhe se ende s’ka një datë kur do të diskutohet çështja e anëtarësimit të Kosovë në Këshillin e Evropës.

Etiketa: keshilli europianKosove

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Aksident në aksin Lezhë-Rrile, plagosen tre persona

Aksidenti në Rrile-Lezhë, ndërron jetë te Trauma shoferi (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij...

Lexo më shumë
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26
Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com