GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Erdogani vazhdon mosmarrëveshjen me NATO-n për Finlandën dhe Suedinë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza me lirën shihet si mundësi për të sfiduar Erdoganin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajtimi tolerant i kurdëve militantë dhe sanksionet kundër Turqisë, për këtë i akuzon Presidenti Erdogan Finlandën dhe Suedinë dhe kundërshton anëtarësimin e tyre të mundshëm në NATO. Por disa liderë të BE e shohin motivin e vërtetë të sjelljes së Erdoganit diku tjetër.

Përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës as duhet të mundohen të vijnë në Ankara, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ata nuk do të ishin në gjendje ta bindin Turqinë që të votojë për pranimin e dy vendeve në NATO. Përfaqësues të dy shteteve kanë njoftuar se do ta vizitonin Turqinë.

Erdogani foli për një terren pjellor për organizatat terroriste, që kishin përfaqësues në parlamentet përkatëse. Në fund të javës së kaluar, ai përshkroi tashmë Suedinë dhe Finlandën si bujtina të organizatave terroriste. Bëhet fjalë për Partinë Punëtore kurde, PKK, e cila është e ndaluar në Turqi, por edhe në BE, dhe Lëvizjen Gylen.

Ankaraja fajëson predikuesin islamik Fetullah Gylen për tentativën për grusht shteti të vitit 2016. Asnjë nga vendet nuk ka marrë një qëndrim të qartë kundër tyre, tha presidenti turk, kështu që si mund t’u besohet atyre.

Miratim në fund?

Media shtetërore raporton se as Stokholmi dhe as Oslo nuk u janë përgjigjur më shumë se 30 kërkesave për ekstradim nga Ankaraja. Erdogani kritikoi gjithashtu sanksionet kundër vendit të tij. Disa vende kishin ndalur eksportet e armëve në vitin 2019 për shkak të ofensivës së Turqisë në Sirinë veriore.

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin dhe ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu sinjalizuan gjatë fundjavës, megjithatë, se do të ishte e mundur të negociohej pranimi i Suedisë dhe Finlandës – nëse kërkesat e Turqisë do të përmbusheshin.

Asselborni flet për “mentalitet pazari”

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn supozon se Turqia nuk do të bllokojë Finlandën dhe Suedinë që të anëtarësohen në NATO. Ankaraja nuk mund të marrë përsipër përgjegjësinë e mohimit të anëtarësimit për të dyja vendet, tha ai për radion Deutschlandfunk.

Ai dyshoi se Erdogan ishte me të vërtetë i shqetësuar për Suedinë dhe Finlandën dhe se si të sillej me grupet ekstremiste kurde. Përkundrazi, Erdogan po përpiqet të rrisë çmimin, tha Asselborn. Njerëzit e dinë se si funksionojnë pazaret në Turqi, tha ai për revistën televizive të mëngjesit “Morgenmagazin” të ZDF. “Dhe ndonjëherë mentaliteti formohet nga kjo, para së gjithash nga Erdogani.”/DW

 

Etiketa: ErdoganNATO

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Përplasja mes Berishës dhe Alibeajt në gjykatë, Apeli: Mos na intimidoni

Përplasja mes Berishës dhe Alibeajt në gjykatë, Apeli: Mos na intimidoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com