GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fryhet” administrata, rritet numri i të punësuarve në shtet 3 herë më shumë se në privat

08:09 - 19/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fryhet” administrata, rritet numri i të punësuarve në shtet 3 herë më shumë se në privat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i të punësuarve në shtet është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke e çuar totalin në 183,576 persona nga më pak se, 173 mijë që ishin në fund të vitit 2018.

Sipas të dhënave të INSTAT nga burimet administrative (të punësuarit me sigurime) të punësuarit në shtet u rriten me 6.2% nga viti 2018 në fund të vitit 2021, ndërsa të punësuarit në privat u zgjeruan me vetëm 2.4%.

Numri i të punësuarve në shtet nisi të rritej në tremujorin e fundit të vitit 2020 duke i paraprirë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, ku administrata në tre muaj u zgjerua më mbi 10 mijë persona.

Sektori privat që është edhe punëdhënësi më i madh në ekonomi përgjatë periudhës 2018 -2021 u zgjerua me rreth 12 mijë punonjës shtesë.

Përkundër përpjekjeve për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe në dukje përpjekjeve për një qeveri të vogël, shteti si punëdhënës për nga madhësia është kthyer 10 vite pas.

Të dhëna më të detajuara tregojnë edhe për një fryrje të personelit në ndërmarrjet me pronësi shtetërore si ato të energjisë dhe ujësjellësve dhe bashkive.

Përkundrejt një eficencë në ulje, administrate publike po fryhet me shpejtësi, duke rënduar me pa të drejtë taksapaguesit.

Në vitin 2021 të punësuarit në shtet zunë 26 % të punësuarve që paguajnë sigurime, një nga përqindjet më të larta në Europë.

Sipas Eurostat, Shqipëria renditet krah vendeve nordike të tilla si Suedia, Danimarka për numrin e lartë të punonjësve në sektorin shtetëror në krahasim me totalin e të punësuarve pa përfshirë sektorin bujqësor.

Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018. Rritja arriti kulmin në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005, e krahasuar sipas mesatares vjetore.

Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

Ulja e madhësisë së shtetit në ekonomi ishte në themel të programit të qeverive, të cilët pas vitit 2005 reduktuan më tej peshën e sektorit shtetëror në ekonomi si në pronësinë e ndërmarrjeve ashtu edhe në punësim.

Pas vitit 2008, për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike, me qëllim uljen shpenzimeve publike, vijuan./Monitor/

 

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Aksident tragjik në Fushë- Krujë, 4 viktima mes tyre një 16- vjeçar

E rëndë/ Aksidenti i merr jetën të riut në Rrugën e Kombit, në gjendje kritike miku i tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com