GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nuk iu shërben kurrë qytetarëve/ Veliaj shpenzon 17 mln lekë për serverin e bashkisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë prej kohësh ka investuar në sistemin “Exchanger Server”, i cili supozohet të marrë në kohë ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe këto të përcillen e shqyrtohen nga kryetari. Por, Veliaj jo vetëm që nuk i merr asnjëherë këto ankesa, por edhe nëse ndodh kurrë nuk ka dhënë zgjidhje për problemet reale të kryeqytetasve. Megjithatë edhe pse ky server nuk po hyn në punë aspak, Veliaj vazhdon të hedh më kot miliona lekë për të.  Në rastin më të fundit  Veliaj ka hapur një tender 17 milionë lekësh. Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, bëhet fjalë për tender me numër reference REF-28862-05-12-2022 dhe objekt “Shërbime Mirëmbajtje dhe Upgrade të Exchanger Server në Bashkinë Tiranë”.

Ndërsa, është lënë afati deri në  fund të majit për të dorëzuar aplikimet, Bashkia Tiranë iu ka lënë si fond limit kompanive të interesuar vlerën  16.661.133 lekë të reja pa TVSH.  Akoma nuk dihet se cila kompani do të përfitojë këtë tender, por duke pasur parasysh se kontratat me vlera të tilla Veliaj ja fal miqve të tij, logjika tregon se për 3 vjet një nga oligarkët e qeverisë do “mbulohet” në para.

Microsoft Exchange server është një formë poste elektronike, ku qytetarët mund t’i dërgojnë bashkisë Tiranë kërkesat dhe ankesat e tyre. Në fakt, Bashkia Tiranë nuk ka dëgjuar edhe ankesat që qytetarët i kanë bërë publike, ndërsa ato në sistem elektronik mund t’i shpërfilli shumë lehtë. Kërkesa të shumta kanë dërguar  qytetarët që kërkojnë punësim, strehim, kanë probleme me urbanistikën dhe shërbime të tjera, me bashkëjetesën në blloqet e banimit, me ndërtimet, hapësirat publike, shpronësimet dhe pagesat e tyre dhe zëri tyre në vesh të shurdhët.

Prandaj në këto kushte, nuk mund të justifikohet se përse Bashkia Tiranë shpenzon miliona lekë vetëm për mirëmbajtjen e serverit kur vendi është në krizë prej disa muajsh. Logjikisht, do ishte shumë më mirë nëse ato para do të financoheshin për familjet në nevojë, ose investime të tjera jetike për qytetarët.

Por, si duket investimet për këto sisteme dhe website Veliaj i ka “hobi”, pasi shuma marramendëse ka dhëne edhe për websitin më të fundit “Intrante”.  Për të cilin Veliaj dha 30 milionë lekë dhe asaj kohe tha se përmes kësaj platforme do të përmirësohej shërbimi dhe informacioni për qytetarët, si dhe pritej që  të kishte një komunikim të drejtpërdrejtë me ta, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

 

Etiketa: abuzimBashkiErion Veliajkryesore2servertenderTirane

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën
Aktualitet

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
Para
Më mirë beqar\e, këto janë shenjat e horoskopit që janë kundër martesës

Më mirë beqar\e, këto janë shenjat e horoskopit që janë kundër martesës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një premtim të bujshëm gjatë konventës së republikanëve në Dallas, në kuadër të përgatitjeve...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com