GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Situata në PD, Noka: Berisha arrin gjithmonë atë që thotë

15:47 - 20/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Flamur Noka: Ja kur e kishte planifikuar Berisha ngritjen e “Foltores”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, duke folur për garën me vetëm një rival, tha se nuk ka pasur ambicie nga persona të tjerë. Sipas tij, një lider nuk mund të prodhohet, duke sjellë si shembull Lulzim Bashën. Më tej ai foli për zgjedhjen e kreut të partisë popullore austriake në një garë pa rivalë. Sa i përket qëndrimit dhe deklaratës së deputetit gjerman, Noka tha se nuk mund të refuzohet kurrë vullneti i një populli dhe kujtoi opozitën e 1997-2005.

“Të gjithë anëtarët e Rithemelimit e kanë pasur të drejtën për të kandiduar. Ne nuk marrim përsipër të inkurajojmë atë që nuk do. Inkurajohet personi që ka ambicie. Por kur vjen puna për të rivalizuar Sali Berishën nuk e shohin veten. A është faji i Berishës? Kryetari i partisë popullore austriake u zgjodh pa rivalë. Zhvilloi një proces i vetëm dhe u shpall fitues me 100% të votave. A është Partia Popullore e Austrisë demokratike, po. A është formë demokratike, po. Ne prodhuam një Lulzim dhe na doli fals. Nuk prodhohet dot. O ke, o s’ke. Nuk bëhesh lider me zor. Në vendet ku duhet votë duhet ti kesh vetë disa cilësi. Që nga 6 marsi Sali Berisha i pari dhe ne nga pas iu kemi ndenjur me dorë të shtrirë. Ajo që unë sot iu bëj apel kolegëve të mi, është ky, zgjidhni anën e zgjedhësve tuaj dhe të votuesve tuaj. Jeni përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo përfaqësues të vullnetit të Enkelejdit. Zgjedhjen e bëjnë vetë, zgjedhjet vijnë shumë shpejt. Dera është e hapur, ajo derë nuk mbyllet për asnjë nga deputetët e PD-së, por askujt nuk i imponojmë dot zgjedhjen dhe vullnetit. Berisha arrin gjithmonë atë që thotë. Çështja e betejës juridike është çështje tjetër. Ka një shprehje populli, guri i rëndë peshon në vendin e vet. Sali Berisha në vendin e vet është peshë e rëndë. Sali Berisha është forcë e rëndë në këtë parti politike. Koha vërtetoi që në një muaj e gjysmë mori një bashki, ndërkohë që përballë kishte një forcë politike me logon që kishte dalë. Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit dhe mbështetësit e tij në këtë periudhë kanë bërë atë që kishte nevojë vendi. Shqiptarët kishin nevojë për një skanim të situatës sepse 9 vjet u lodhën vetëm duke dëgjuar fasadë. Nuk kishte realitet. A kemi mëkatet tona, pa asnjë diskutim. Pse Sali Berishën e mbështetën? Fitoi një bashki duke i pasur të gjithë kundër, sepse është i vërtetë, nuk bën politikë fake. Është ai që është. Nuk i kthen shpinën qytetarëve, zgjedhësve, votuesve. Nuk bën Pazar me mundën, djersën, sakrificën e qytetarëve që e mbështesin. Nuk bën pazar në kurriz të vlerave, nuk bën kompromis në kurriz të mbështetësve dhe në favor të xhepit. Për këto arsye inspiron, ka mbështetës. Këto do jenë kryesore që po e ngrenë PD-në dhe do e bëjnë forcë fituese. Unë kam kaluar një opozitë më të egër se kjo, ‘97-2005. Kemi pasur dhe SHBA-të dhe Europën kundër, hapur. Çdo javë deklarata kundër. Bindëm popullin që qeveria e asaj kohe duhej larguar me çdo kusht dhe u largua. Sali Berisha dhe PD-ja e asaj kohe arriti t’i bindë shqiptarë dhe i bindi. Ka qenë qeverisja më e mirë që nga dita që u themelua shteti shqiptar. Këtë do bëjë, ka energjinë, ka vizionin. Marrëdhënie do të ketë. Në politikë ka deklarata. Deklaratat politike lakohen rrugës. Duhet t’i kemi në konsideratë këto gjëra. Amerika është vendi u është faktuar demokracia. Amerika vullnetin e një populli kurrë nuk e refuzon. Mos shihni deklaratat që sponsporizohen politikisht” – tha Noka.

Analisti Artur Zheji tha se me Berishën në krye do vazhdojë një dhimbje e madhe në opozitë. Sipas tij, kjo vetëm do shtojë arrogancën e Ramës në mënyrë eksponenciale.

“Ata që nuk janë pjesë e Rithemelimit, ata të paktën nuk kanë këllqe për të kandiduar kundër Berishës, por kanë këllqe për të mbetur jashtë. Që PD të ishte ajo që duhet të ishte, duhet t’i joshte me poste. Hajdeni se jeni pjesë e shtabit. Është pjesë e vlerësimit që ka z. Noka për z. Berisha. Unë kam një prirje pro opinionit publik. Jam dyshimi i opinionit publik. Jam këtu për të dyshuar. Unë nuk e shoh kështu. Praktikisht në disa raste e ka bërë atë që ka thënë. Fakti është që për 48 orë Sali Berisha do jetë kryetari de jure i PD-së. A është në gjendje partia drejtuar nga z. Sali Berisha të çojë popullin opozitar drejt fitores apo drejt njohjes, kur jo më larg se dje një deputet gjerman i CDU-së që e fton Berishën pa e përmendur emrin që të reflektojë mbi qëndrimin amerikan ndaj tij. Pra, nuk është vetëm SHBA, administrata demokratike, por edhe ajo republikane që nuk e pa të arsyeshme të takojë një ish-president.Një ish-drejtor i CIA-s si Pompo ka aq shumë burime informacioni sa po të donte të jepte një sinjal, boll t’i jepte dorën Sali Berishës, e fuste në agjendë. Nuk kuptova shumë nga ajo që tha doktori. Tha me shumë elegancë që do gjejmë një seli tjetër, se ajo e Francës nuk po bëjnë. Për fat të keq rrugët ligjore janë shumë të kufizuara ose nul. Nuk dua të bëj atë të keqin që merret me një njeri që kërkon të drejtën e tij. Uroj që ta zgjedhë në çdo seli ndërkombëtare të mundshme. Por se deri sa të zbardhet kjo gjë, më rëndojnë deklaratat e deputetit gjerman, ato amerikane. Do të thotë të futesh në garë dhe të jesh tre xhiro mbrapa. Kjo vetëm do shtojë arrogancën e Ramës në mënyrë eksponenciale. Do vazhdojë një dhimbje e madhe në opozitë” – tha Zheji.

 

 

Etiketa: flamur nokaPDSali Berisham arrinthoteZgjedhjet

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Zbardhet dosja e “ushtarit” të Dumanit, si tentoi të ekzekutonte Filip Gjeloshin

Zbardhet dosja e "ushtarit" të Dumanit, si tentoi të ekzekutonte Filip Gjeloshin

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com