GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur

16:01 - 21/05/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Putin dhe misteri i kokainës së zhdukur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një video e Radios Evropa e Lirë ka nxjerrë në pah detajet me konfiskimin e një ton kokaine në Shën Petersburg në Rusi në 1993, kur Presidenti Vladimir Putin ishte drejtues i marrëdhënieve me jashtë në këshillin e qytetit.

Sipas REL, imazhet janë regjistruar nga shërbimi Rus i sigurisë dhe më pas janë transmetuar nga televizioni publik i Izraelit. Kjo ka qënë një sasi rekord e konfiskimit të kokainë në historinë ruse, mbi 1 ton lëndë narkotike ilegale.

Në atë kojë, Viktor Cherkesov, zyrtar i lartë i sigurisë në Shën Peterburg më pas mbajti një konferencë ëpr media ku u mburr me arritjen.

Ai deklaroi se kokaina do të përdorej për qëllime mjekësore. Më pas droga u zhduk. Në një artikull të një gazete të drejtuar nga bashkëshortja e Cherkesov, pretendoi se kokaina do të përdorej për qellime mjekësore në një ndërtesë sekrete.

Sipas gazetarit i cili shkroi artikullin, droga ishte zhvendosur në një destinacion sekret ku edhe do të përdorej per qëllime mjekësore. Por ai theksoi se në momentin që e vizitoi këtë godinë i kishte sytë e mbyllur dhe pranoi se nuk kishte pamje vizuale ku të provonte vërtetësinë e këtij artikulli.

Vladimir Putin asokohe ishte ne krye të komitetit për marrëdheniet me jashtë të Shën Petersburgut, dhe ishte shumë i afërt me Viktor Cherkesov-in, bashkëshortin e udhëheqëses së gazetës ku lajmi i sipër pëemendur ishte publikuar.

Që në kete moment, zhdukja e kokainës ka qënë subjekti kryesor i disa kërkimeve nga gazetaria investigative.

Sipas një dezertori të KGB, dalin aludime të tjera ku thuhet se Putin ka qënë i përfshirë në kontrabandë droge. Ai gjithashtu akuzoi se dhe vdekja e një ish-oficeri të quajtur Aleksandr Litvinenko ishte kryer sepse Litvinenko kishte të dhëna të përfshirjes së Putinit në organizata të trafikimit të drogës.

Gjatë një interviste eksluzive për një televizion, Shemtov Michtavi, një i akuzuar dhe vuajtës i dënimit prej 6 viteve me burg rrëfen se:

“Erdha në Holandë dhe një shok i imi më kërkoi që ti bëja një marrëveshje për të dërguar një dërgesë me kokainë nga Kolumbia në Rusi. Për këtë pune unë duhet të merrja diku te 4 ose 5 milionë dollarë”

Ai pohoi se kishte përpiluar dokumentet e nevojshme dhe se e kishte fshehur kokainën në paketimet e konservave me mish të ngrirem që supozohet se ishin porositur nga zyra e kryetarit të Shën Petersburgut, Anatoly Sobchak.

Ky i fundit mohon që të ketë qënë në dijeni të kësaj dërgese duke hedhur poshtë akuzat kundrejt tij.

Por, Shemtov Michtavi, gjatë intervistës së tij tha se Sobchak e dinte me siguri që çfarë kishte brenda në dërgesë.

“Nuk kam dëshmi për këtë, por ai e dinte. Ai do të merrte një shumë të madhe parash pas kësaj. Por ju mund të shihni adresën ku ishte drejtuar dërgesa, Pikërisht në departamentin sanitar të zyrës së kryetarit të Shën Petersburgut dhe nëqoftëse do të hapeshin dokumentet e kësaj çështjeje do të vërtetohej dhe kjo që po them unë. Sigurisht nëse këto prova nuk janë zhdukur akoma”, tha Mitchavi.

Përsa i përket kësaj çeshtjeje ka qënë dhe një i dyshuar tjetër i quajtur Oscar Donat, një biznesmen i njohur në Shënn Petersburg. Ky i fundit ishte regjistruar ne departamentin e punëve të jashtme pak kohë pasi Putin kishte marrë drejtimin e saj dhe besohej se droga ishte drejtuar në terninalin privat të doganave te biznesmenit Donat. Por për mungesë provash Oscar Donat u lirua.

Në këtë dosje përmendet edhe shoferi në Shën Petersburg Vasily Didenko ku deklaroi se:

“Drejtorët e kompanisë e kanë vizituar Donatin në një hotel çdo ditë dhe i sillnin çanta të mbushura me para. Edhe Sobchak e ka vizituar”.

Pas vdekjes se tyre, pasi Vladimir Putin mori mandatin e tij të parë për president, emëroi Viktor Cherkesov-in si zyrtarin më të lartë në Rusi kundër narkotikëve.

Në një konferencë për mediat ne vitin 1993 Cherkesov deklaroi se do të kishte një gjykim për rastin misterioz te zhdukjes së kokainës por ky gjykim nuk u mbajt kurrë.

Duke e lënë kështu misterin ende të pazgjidhur dhe pa një përgjigje konkrete./ REL

Etiketa: 1 tonchersekovKokainene 1993Putin

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Parandalohet vrasja në Durrës, i riu kërcënonte me armë bashkëjetuesen

Ilaçe e ushqime kontrabandë, arrestohen 2 persona në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com