Rastet e lisë së majmunit – një sëmundje e rrallë, e njohur shumë pak – po hetohen në vendet europiane, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Kanada dhe Australi. Ditën e djeshme, Mbretëria e Bashkuar konfirmoi se numri i rasteve ishte dyfishuar, duke e çuar totalin në 20. Ndërkohë, sipas OBSH, numri i rasteve të konfirmuara me linë e majmunëve në SHBA, Kanada, Francë, Gjermani, Belgjikë, Spanjë, Portugali, Itali, Suedi dhe Australi mendohet të jetë rreth 100.
Po çfarë është kjo sëmundje e cila ka ngritur shqetësim tek ekspertët?
Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi me po të njëjtin emër, pjesë e të njëjtës familje virusi me linë, megjithëse është shumë më pak e rëndë dhe ekspertët thonë se shanset për infektim janë të ulëta. Përgjithësisht është më e përhapur në zona të largëta të vendeve të Afrikës Qëndrore dhe Perëndimore, pranë pyejeve tropikale.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të virusit – ajo e Afrikës Perëndimore dhe ajo e Afrikës Qendrore. Dy nga pacientët e infektuar në Mbretërinë e Bashkuar udhëtuan nga Nigeria, kështu që ka të ngjarë që ata të vuajnë nga lloji i virusit të Afrikës Perëndimore, i cili në përgjithësi është i butë, por kjo ende ka nevojë për studime të mëtejshme.
Cilat janë simptomat e lisë së majmunëve?
Përgjithësisht, ky virus nis me ethe, dhimbje koke, dhimbje shpine, muskujsh, ënjtje dhe probleme me gjumin. Menjëherë pas etheve, në zona të caktuara të trupit shfaqet krijohet një skuqje dhe fryrje që fillimisht nis në fytyrë e më pas përhapet kryesisht në pëllëmbën e dorës dhe shputat e këmbëve.
Skuqja shoqërohet me kruarje dhe dhimbje derisa kalon në faza të tjera para se të formojë diçka të ngjashme me puçrrat, e cila me kalimin e kohës. Zakonisht infeksioni zhduket vetvetiu, por zgjat nga 14 deri në 21 ditë.
Si mund të infektoheni me linë e majmunëve?
Lija e majmunëve mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes çarjeve të lëkurës, traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës. Mund të përhapet gjithashtu nga kontakti me kafshët e infektuara si majmunët, minjtë dhe ketrat, ose nga objektet e kontaminuara me viruse, si shtrati dhe veshjet.
Sa i rrezikshëm është ky virus?
Shumica e rasteve të virusit janë të lehta, ndonjëherë të ngjashme me linë e dhenve dhe pastrohen vetë brenda disa javësh. Megjithatë, lija e majmunëve ndonjëherë mund të jetë edhe e rëndë, pasi në Afrikën perëndimore janë raportuar humbje jete si pasojë e saj.
A janë gay-t më të rrezikuar se të tjerët?
Edhe pse prej ditësh qarkullon aludimi që thotë se burrat gay janë më të rrezikuar prej këtij virusi, rastet e të prekurve janë konfirmuar edhe tek homoseksualët, heteroseksualë apo biseksualë. Pra, mund të infektohet kushdo që bie në kontakt të ngushtë me dikë që vuan nga lija e majmunit.
Aludimi për gay-it erdhi pasi agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se “një përqindje e dukshme” e rasteve të fundit në Angli dhe Evropë janë gjetur te meshkujt homoseksualë dhe biseksualë, “kështu që ne po i inkurajojmë veçanërisht ata që të jenë vigjilentë ndaj simptomave dhe të kërkojnë ndihmë nëse janë të shqetësuar”.
Si kurohet kjo sëmundje?
Nuk ka një kurë specifike për linë e majmunëve, por shenjat mund të kontrollohen për të parandaluar infeksionin. Vaksinimi kundër lisë është vërtetuar të jetë 85% efektiv në parandalimin e lisë së majmunëve. Ilaçet antivirale gjithashtu mund të ndihmojnë.
A duhet të shqetësohemi?
Deri më tani, ekspertët thonë se nuk jemi në prag të një shpërthimi kombëtar dhe sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, rreziku është i ulët.
“Fakti që vetëm një nga 50 kontaktet e pacientit fillestar të infektuar nga lija e majmunit është infektuar, tregon se sa pak infektues është virusi. Është gabim të mendosh se jemi në prag të një shpërthimi mbarë-kombëtar”.- u shpreh Prof Jonathan Ball, profesor i virologjisë molekulare, në University of Nottingham.
Burimi: World Health Organization, BBC
Discussion about this post