GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha kryetar i PD, VOA: Përfaqësues të diplomacisë amerikane s’do kenë kontakte me të

08:25 - 23/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Një ditë para zgjedhjeve, Berisha bën lëvizjen e radhës: Do ta ndryshojmë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, mbështetësit e Grupit të Rithemelimit zgjodhën sot Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike.  Komisioni i zgjedhjeve bëri të ditur se zoti Berisha u zgjodh kryetar me 40 mijë e 820 vota, ose 93.45 për qind të votave.

Konkurrenti tjetër, Ibsen Elezi, mori 2 mijë e 532 vota ose 5.8 për qind e votave, ndërsa gjithsej në votime morën pjesë 43 mijë e 680 anëtarë të Partisë Demokratike.

Berisha e quajti rizgjedhjen dhe procesin si “mrekullia e vërtetë shqiptare në shekullin 21”. Në një fjalë të shkurtër pas publikimit të rezultateve zgjedhore, ai tha se “misioni është që të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meritoi pushtetin” dhe se “duhej bërë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet në këtë vend”.

Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar janë ndarë në pro dhe kundër zotit Berisha, nga koha kur ai, dhe familja e tij, u shpallën nga Departamenti amerikan i Shtetit si persona të papërshtatshëm për të vizituar SHBA-të, për shkak të korrupsionit madhor dhe cënimit të demokracisë.

Berisha nisi atëherë një tur nëpër Shqipëri për të sqaruar qëndrimet e tij, të quajtur “Foltorja”, dhe brenda pak muajsh rimori kreun e Partisë Demokratike, së bashku me Grupin e Rithemelimit. Ish kryetari Lulzim Basha, që e përjashtoi atë nga partia, tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Përfaqësues të lartë të diplomacisë amerikane, që kanë vizituar Shqipërinë, janë shprehur se nuk do të kenë kontakte me zotin Berisha, as me Partinë Demokratike, nëse ai kthehet në krye të saj.

Një pjesë tjetër opozitare po përfaqësohet nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili po takohet rregullisht me diplomatët amerikanë dhe po negocion me socialistët e shumicës për presidentin e ri.

Të dyja palët nuk e njohin njëra tjetrën dhe një proces gjyqësor po vazhdon në Apel për të marrë përfaqësimin e Partisë Demokratike.

Nesër parlamenti zhvillon një raund të dytë për zgjedhjen e presidentit, i cili pritet të dështojë për mungesë kandidaturash.

Socialistët po bisedojnë me përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe janë shprehur se nuk do ta negociojnë zgjedhjen e presidentit të ri me persona të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara./VOA

 

Etiketa: berishaPD

Lajme të lidhura

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë
Aktualitet

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë
Aktualitet

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë

08:13 - 08/12/25
Para
Aksident në Astir, kamioni përplaset me taksinë

Aksident në Astir, kamioni përplaset me taksinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com