GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zbërthehet” Hoxhaj: Alibej ofroi 90 mijë euro për kokën e Emiljano Ramazanit, si e kryem “punën”

10:49 - 23/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zbërthehet” Hoxhaj: Alibej ofroi 90 mijë euro për kokën e Emiljano Ramazanit, si e kryem “punën”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që në momentin e arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria theksoi se kishte prova se ishte porositësi i vrasjes së Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në hyrje të Elbasanit bashkë me dy persona të tjerë.

Duket se provave të prokurorisë i shtohen edhe dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, të cilët konfirmojnë se kishin organizuar dhe kryer vrasjen e Ramazanit bashkë me Skerdi Tasin.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj rrëfen se të gjithën e kishte organizuar Dumani, ndërsa këmbëzën e kishte shkelur Skerdi Tasi, ndërkohë që ai kishte qenë shofer. Të dy ata morën nga 45 mijë euro për këtë vrasje sipas dëshmisë së Henrik Hoxhajt.

Më poshtë, dëshmia e  Henrik Hoxhajt:

Prokurori: A jeni i implikuar në ndonjë ngjarje tjetër kriminale në Elbasan apo ndonje qytet tjetër të Shqipërisë, nëse po na tregoni rrethanat?

Pergjigje: Po jam i implikuar edhe ne disa ngjarje ne qytetin e Elbasanit dhe konkretisht kam për të deklaruar se:

Në verën e vitit 2020 shtetasi Nuredin Dumani me kontakton përsëri e me pyeti nëse isha i interesuar të bëja nje vrasje në Elbasan për shumën 100 mijë euro. Këtë vrasje unë e mora përsipër ta kryeja sëbashku me shtetasin Skerdi Tasi nga fshati Frakull i Fierit.

Unë kam rënë dakort në parim për te marre pjesë në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani por duke qenë se më ështe kerkuar që pas ngjarjes pistoletën e vrasjes ta hidhja në një servis makinash në Peqin me qellim per të akuzuar per vrasjen dikë tjetër dhe unë nuk kam pranuar shuma është ulur në 90 mijë euro nga 45 mijë euro njera pjesë për mua dhe pjesa tjetër për Skerdin qe do të ishte ekzekutori.

Ne këtë vrasje unë do të isha shofer i makinës. Nuredin Dumani ka organizuar gjithcka që kishte lidhje me vrasjen fhe me ka treguar makinën me të cilën levizte Emiljano Ramazani. Nuredini gjithashtu ka siguruar nje automjet tip Passat benzine (ngjyrë e kalter në gri). Makinen passat unë e kam marre aty te vendi ku ishte djegur pas ngjarjes.

Aty e kishte lëne Nuredini dhe sëbashku me mjetin ka siguruar edhe ka lënë brenda mjetit një armë automatik kallashnikov, nje pistoletë model TT ruse dhe një pistoletë model Zastava tê cilat ishin tek pasati.

Pasi mora porosinë jam takuar me Skerdin dhe së bashku me të kam lëvizur neper qytet (Elbasan) duke mbajtur në vêzhgim Emiljanon me qëllim për të kryer punën. E kemi ndjekur disa herë nepër qytet Emiljanon por pa mundur të mbaronim punë dhe për të mos rrezikuar jemi tërhequr.

Ditën kur kemi mundur do ta kryenim vrasjen ne kemi ditur që meth orës 16.00 Emiljano do të dilte nga palestra ku stërvitej dhe sapo ai ka dale nga palestra ne u parkuam para shtëpisë së tij me qëllim për ta pritur duke ditur që do të vinte aty. Rreth orës 16.00 Emiljano Ramazani ka ardhur me makinën e tij Ford Fokus me targa AA945 ose 954 dhe është parkuar para shtëpisë dhe në këtë moment unë si drejtues mjeti i kam dhënë mjetit pak më perpara dhe kam mbushuar automatikun.Njekohësisht nga dera pasagjerit Skerdi ka dalë nga passati jone dhe është afruar tek mjeti Ford i Emiljanos por unë nuk kam parë momentin e qitjes pasi nuk kisha fushëpamje. Pasi ka mbaruar punën Skerdi ka hypur tek mjeti passat dhe pasi unë e pyeta nëse kishte goditur mirë ai më tha se kishte mbaruar punë.

Më pas jam nisur me mjetin Passat dhe kam marre kthesën e parë djathtas për të dale në rrugën dytësore e cila te nxjerr drejt tek Rotondo tek karburant “Alpet’ dhe më pas kam vazhduar rrugën deri ne Vidhas me mjetin Passat dhe diku në nje xhep rruge unë kam ndaluar makinën kam zbritur nga dretimi dhe kam marrë mjetin tim Golf 5 që e kisha parkuar aty me qëllim largimin.

Mjetin passat e mori Skerdi i cili morri rrugen për lart në një monopat mbi rrugën ku ishim ne dhe e ka djegur mjetin e ngjarjes. Pasi dogji mjetin e ngjarjes Skerdi hipi tek mjeti im që e kisah marrë me qera dhe të dy jemi nisur per Tirane. Dy tre dit pas ngjarjes unë kam takuar Nuredinin tek rrethrrotullimi i “Teg” dhe ai me ka dhenë aty shumën prej 77 mijë euro që kishte premtuar për vrasjen pasi nga shuma 90 mijë euro kishte zbritur 13 mijë euro shumën e makinës Passat të përdorur për ngjarjen.

Më sa kam marrë vesh unë nga Nuredin Dumani i cili më ka treguar vetë pas ngjarjes se pistoletën e vrasjes që u përdor per Emiljano Ramazanin e kishte hedhur tek servisi në Peqin shtetasi Klevis Kapllani, por unë nuk e kam njohur këtë person. /abcnews.al

Etiketa: HoxhaRamazani

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
“Gara për LDG, lajm i mirë”, Orjola Pampuri: Mandati i Vokshit ka skaduar prej 8 vitesh

A do e njihni Berishën si kryetar të PD? Pampuri: Jam në linjën e SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com