GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Koka e Gjeloshit për 50 mijë €”, Hoxhaj: Ishte me një grua në makinë, ndaj nuk qëllova më

16:56 - 23/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Koka e Gjeloshit për 50 mijë €”, Hoxhaj: Ishte me një grua në makinë, ndaj nuk qëllova më
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operacioni “Plumbi i artë” arriti të vendos në pranga 18 persona falë dëshmive të të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe emri i Henrik Hoxhajt i cili ka rrëfyer për prokurorët e SPAK edhe porosinë e Ardian Uzunit, për ekzekutimin e Filip Gjeloshit në 5 shkurt të vitit 2011 në Tiranë.

Kur Hoxhaj, ka konstatuar se në makinë, bashkë me shënjestrën, ndodhej edhe një vajzë, u tërhoq nga atentati ndaj Filip Gjeloshit, tropojani i konsideruar si i forti i Lekbibajt.

“Mbaj mend që ka qenë errësirë. Kisha parkuar afër lokalit që Fili kishte tek rruga “Siri Kodra” dhe po prisja të vinte. Sapo e kam parë të afrohej, kur ai ndaloi në kthesë, kam dalë nga makina ime dhe kam shtënë disa herë me breshëri të shkurtra por menjëherë e kam ndërprerë zjarrin pasi kam parë se në vendin e parë të makinës ka pasur një femër dhe duke qenë se nuk doja të dëmtoja femrën kam vendosur të mos qëlloja më dhe jam futur në makinën time dhe jam larguar. Më pas pashë në televizor që ai ishte plagosur nga atentati por nuk jam marrë më me atë punë”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj i referohet ngjarjes së 5 shkurtit të vitit 2011 në Tiranë ku ka deklaruar se i janë ofruar 50 mijë euro nga Ardian Uzuni, i arrestuar në opeacionin “Plumbi i Artë”, për të hequr qafe Filip Gjeloshin.

 “Mbaj mend që në vitin 2011, muaji shkurt duhet të ketë qenë unë kam marrë porosi nga Ardian Uzuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ai më ka ofruar që për të kryer vrasjen e Filip Gjeloshit do të merrja shumën 50 mijë euro dhe më ka dhënë 10 milion lekë paradhënie për shpenzimet. Arsyeja se përse donte ta vriste ishte sepse Filip Gjeloshi e kishte kërcënuar dhe ofenduar në telefon Ardianin pasi ky i fundit i kishte rrahur një njeriun e Filipit”, ka dëshmuar i penduari. 

Filip Gjeloshi mbeti i plagosur brenda makinës së tij, pak çaste pasi kishte mbyllur lokalin në Tiranë dhe bashkë me të ishe edhe një grua. Henrik Hoxhaj qëlloi sapo Gjeloshi kishte ndaluar makinën për të hyrë në banesë. Për këtë ngjarje në atë kohë është marrë në pyetje edhe porositësi i atentatit, Ardian Uzuni por nuk u gjetën prova për implikimin e tij.

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO.

 

Etiketa: Ardian Uzunitfilip gjeloshiHenrik HoxhajNuredin Dumanit dhe Henrik Hoxha

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Shërbimet e Inteligjencës ukrainase deklaratë “bombë”: Putin kanë tentuar ta vrisnin

Shërbimet e Inteligjencës ukrainase deklaratë "bombë": Putin kanë tentuar ta vrisnin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com