GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhje në PD/ Ervin Salianji komenton urdhrin e Presidentit Amerikan: Vëmendja e SHBA është kthyer në Ballkan, posaçërisht në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhje në PD/ Ervin Salianji  komenton urdhrin e Presidentit Amerikan: Vëmendja e SHBA është kthyer në Ballkan, posaçërisht në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në “News24” deputeti i zgjedhur Ervin Salianji e konsideroi një lajm të jashtëzakonshëm urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga Presidenti amerikan Joe Biden për t’i ndaluar hyrjen në SHBA dhe konfiskuar pasurinë kujtdo që shkakton destabilizim në Ballkan, si edhe vendimin e tij për të shpallur për ish kryeministrin Berisha.

“PD padiskutim që ka në themel të saj vlerat që e bashkojnë me SHBA dhe kombet perëndimore dhe ka në themel partneritetin strategjik me SHBA, ky është qëndrimi i deritanishëm i PD ashtu sic besoj se nuk ka asnjë njeri në Shqipëri që nuk njeh kontributet e jashtëzakonshme të Sali Berishës që nga rënia e regjimit, themelimi i PD dhe të gjithë ngjarjet e rëndësishme të Shqipërisë, që lidhen edhe me Sali Berishën si drejtues i qeverisë në kohërat kur kanë ndodhur, NATO, vizat etj. Kështu që beteja për dinjitet dhe beteja për mos cënimin e dinjitetit të tij është një betejë që vetë e ka veçuar nga PD.

Është një lajm i jashtëzakonshëm, është një lajm pozitiv, një prej ngjarjeve ku gjithësecili prej shqiptarëve, besoj ndihet i përkëdhelur  që vëmendja e SHBA është kthyer në Ballkan posacërisht edhe në Shqipëri. Padiskutim që cilido që përfshihet në afera korruptive, apo kriminale, duhet të mbajë përgjegjësi që nuk i ka mbajtur dot për shkak të institucioneve të dobëta dhe për shkak të mos funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Përfshirja e SHBA, po bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresë që në një të ardhme jo të largët, të ketë drejtësi e ndëshkim të të gjithë personave që krijon këto veprimtari. Cilido që në nuk kemi mundur dot ta cojmë para përgjegjësisë për shkak të lidhjeve që ka krijuar, do marrë ndëshkimin e merituar.” u shpreh Salianji.

Duke komentuar deklaratën e ish kryeministrit Berisha mbi një rikthim të mundshëm në PD, Salianji tha se e sheh si një batutë të bërë në një moment të caktuar, ndërsa deklaroi votën pro, kryedemokratit Lulzim Basha.

“Kjo është një shprehje e vjetër që në politikë nuk thuhet kurrë kurrë, por e pashë si një batutë në një moment të caktuar, nuk ka të bëjë. Zgjedhjet në PD mbyllen nesër dhe nuk besoj se ka qenë një deklaratë përtej një batute. Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të PD janë nesër, unë e shoh si një batutë. Duhet parë edhe konteksti dhe koha në të cilën thuhet. Nuk është një deklaratë e bërë para një gare.

Nesër në zgjedhjet brenda PD unë do të votoj Lulzim Bashën si kryetarin e ardhshëm të PD, në një moment kur PD ka shumë nevojë për stabilitetin e krijuar dhe për të dhënë një mbështetje masive drejt Bashës si person e individ me një profil politik që ka mbi shpatullat e veta edhe të gjithë sakrificën përplasjet gabimet apo cfarëdo lloj elementi tjetër që ka eksperienca pozitive dhe negative e këtyre 8 viteve, për të bërë të mundur që PD të ruhet si një parti e madhe dhe një parti e cila lufton për vendin e parë dhe do kthehet në pushtet shumë shpejt. Kjo është arsyeja pse e deklaroj hapur votën, por edhe pse persona që duhet të ishin përgjegjës si kryetari i Këshillit Kombëtar për të qenë më të distancuar nga gara janë përfshirë në garë sikur të jenë vetë kandidatë.”- vijoi Salianji.

Etiketa: Ervin SalianjiGaraPDZgjedhje

Lajme të lidhura

‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Aktualitet

‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

09:37 - 24/08/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

Dita e 86 e revoltës, protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Nuk ka besë me besëpremin!

08:30 - 24/08/26
‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

‘Rama në burg!’ Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

22:20 - 23/08/26
Para
“Po ja pres kokën mbretit të zi…”  Surpriza e ditëlindjes së Bashës nga demokratët e presin me tortë shahu

“Po ja pres kokën mbretit të zi…” Surpriza e ditëlindjes së Bashës nga demokratët e presin me tortë shahu

TË FUNDIT

Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës
Aktualitet

Pas pushimeve emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës

09:57 - 24/08/26

Mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar një shtim të konsiderueshëm të fluksit të lëvizjeve në pikën kufitare të Kakavijës....

Lexo më shumë
‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

09:37 - 24/08/26
Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

Situatë kritike në Gojan të Pukës, zjarri përpin malin dhe kërcënon fshatrat

09:22 - 24/08/26
Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

09:10 - 24/08/26
Dinamo-Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat

“Ishte të kapim çfarë të kapim”, Ilir Daja reagon pas humbjes: Luajtëm me formacion të dytë dhe bëmë një çorbë

08:50 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com