GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Negociatat/ Meta, takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të PE

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociatat/ Meta, takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të PE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të drejtuar nga kryetari i tij David McAllister

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE.

Gjatë takimit, Meta thotë se ka theksuar domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE.

“Kënaqësi të takohesha me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të drejtuar nga kryetari i tij z.David McAllister. I falenderova për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, veçanërisht në kushtet kur rajoni ynë gjendet nën presionin e pasojave të argesionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës. I sigurova se shqiptarët vazhdojnë të besojnë tek projekti europian, si alternativën e tyre më të mirë dhe të vetme për një të ardhme të paqtë e të begatë. Vlerësova qasjen realiste që Parlamenti Europian ka ndaj situatës në Shqipëri, duke mbështetur plotësisht shqetësimet serioze të adresuara në rezolutën e 19 majit. Nevojitet përmirësim urgjent i llogaridhënies në çdo nivel, lirisë së medias, integritetit të zgjedhjeve, luftës kundër korrupsionit dhe gjithë problematikave të tjera, që lidhen me bllokun më të rëndësishëm të çështjeve thelbësore. Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend që aspiron anëtarësimin në BE. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi parësore, si për vendet tona ashtu edhe për vetë BE, për të siguruar transformimin demokratik përmes reformave të vërteta dhe të pakthyeshme”, shprehet Meta.

Etiketa: metaNegociata

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!
Aktualitet

Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

22:48 - 12/08/26
Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt
Aktualitet

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”
Aktualitet

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26
Para
Platforma për bashkim/ Alibeaj del nesër para mediave: Presim mbështetje nga shumica e deputetëve

Vrasja në komisariatin nr 3, Alibeaj: Këmbanë alarmi për gjendjen e policisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PSG triumfon ndaj Aston Villës dhe ngre trofeun e Superkupës së UEFA-s
Sport

PSG triumfon ndaj Aston Villës dhe ngre trofeun e Superkupës së UEFA-s

23:03 - 12/08/26

Paris Saint-Germain ka triumfuar 2-1 ndaj Aston Villas në finalen e Superkupës së UEFA-s, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

Mbyllet protesta e 74-t në Tiranë, qytetarët marshojnë në kryeqytet: Rama ik!

22:48 - 12/08/26
Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

21:51 - 12/08/26
Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com