GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqet e humbura në Strasburg, qeveria “gjen” 13,4 mln euro për familjarët e Bashës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqet e humbura në Strasburg, qeveria “gjen” 13,4 mln euro për familjarët e Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkon në mbi 51 milionë euro vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në proces ekzekutimi janë dhe 18 milionë euro të tjera, nga të cilat mbi 13 milionë do të paguhen si dëmshpërblim për pallatin që qeveria i shembi familjarëve të Lulzim Bashës, në Vlorë.

Krahas shpenzimeve normale, arka e shtetit vijon të zbrazet edhe për shkak të vendimeve të gabuara të zyrtarëve shqiptarë. Avokati i Shtetit, Odise Moçka, ka treguar në komisionin parlamentar për çështjet ligjore se deri më tani, mbi 51,6 milionë euro janë paguar si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndërsa nuk i tregoi deputetëve se sa është fatura nga gjyqet e Arbitrazhit, nën argumentin se nuk ishte thirrur për këtë çështje: “155 çështje ende në gjykim, 75 vendime në total me vlerë 51,6 milionë euro, 67 vendime janë ekzekutuar në vlerën e 33,6 milionë euro, 8 vendime janë të paekzekutuara, me vlerë 17,9 milionë e 200 mijë euro”.

Kësisoj, nga buxheti i shtetit pritet të dalin edhe gati 18 milionë euro të tjera. Por, kujt do t’i shkojnë këto para? Sipas dokumentit të depozituar në Komisionin e Ligjeve, më në fund qeveria duket se është bindur që të dëmshpërblejë familjarët e Lulzim Bashës për pallatin e shembur në Vlorë.

Sipas raportit, nënvizohet se kjo çështje është në proces dhe plot 13,4 milionë euro do të disbursohen në favor të palës së dëmtuar. A2 CNN publikoi muaj më parë letërkëmbimet e zyrës së avokatisë së familjarëve të Bashës me qeverinë shqiptare në Gjykatën Europiane, ku pala e dëmtuar që kishte fituar gjyqin, ankohej për vonesën në ekzekutimin e vendimit. Argumentet e qeverisë atë kohë ishin se vendi s’kishte para për shkak të pandemisë dhe pasojave të tërmetit. /A2CNN

Etiketa: BASHAgjyqqeveria

Lajme të lidhura

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë
Aktualitet

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Para
Kuron kancerin? Ja si rezultoi vaksina e testuar tek minjtë

Kuron kancerin? Ja si rezultoi vaksina e testuar tek minjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com