GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rekrutonte luftëtarë për ISIS, shqiptari në SHBA rrezikon burgim të përjetshëm

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekrutonte luftëtarë për ISIS, shqiptari në SHBA rrezikon burgim të përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirsad Kandiçi, 40 vjeç i lindur në Pejë në Kosovë është shpallur fajtor nga një Gjykatë Federale në Brooklin për pjesëmarrje në grupin terrorist të ISI. 40-vjeçari akuzohej se rekrutonte luftëtarë për ISIS dhe siguronte armë e pajisje për kryerjen e shërbimeve të zbulimit për grupin terrorist.
Kandiçi kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe kishte leje qëndrimi. Ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm kur të shpallet vendimi në muajin nëntor të këtij viti. Sipas provave të paraqitur në gjykatë, Mirsad Kandiç kishte përgjegjësi brenda organizatës terroriste globale, ISI për sigurimin e armëve, pajisjeve ushtarake, hartave, parave dhe identiteteve të rreme për luftëtarët e ISIS. “Në kryerjen e këtyre përgjegjësive, i pandehuri ka punuar drejtpërdrejt me emirët e ISIS-it dhe komandantët në terren, përfshirë Bajro Ikanoviçin, i cili komandonte një kamp trajnimi të ISIS-it në Siri duke filluar në ose rreth vitit 2014. Bajro Ikanoviç, nga ana tjetër, i raportonte Omar Shishanit, atëherë komandant i lartë ushtarak për ISIS-in dhe një këshilltar i rëndësishëm i Abu Bakr al-Baghdadi, i cili ishte, në atë kohë, udhëheqës i ISIS-it dhe kalif i vetëshpallur i Shtetit Islamik”, thuhet në një njoftim të Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Sipas rrëfimeve të 36 dëshmitarëve dhe provave të paraqitura në gjykatë Mirsad Kandiç kishte provuar të largohej nga Shtetet e Bashkuara për në Lindjen e Mesme që në verën e viti 2012. Por, meqë dy herë radhazi nuk ishte lejuar të fluturonte atëherë nga fundi i vitit 2013 kishte udhëtuar për në Meksikë dhe prej andej për në Panama, Brazil, Portugali, Gjermani, Kosovë dhe Turqi për të arritur me në fund në Siri, ku u ishte bashkuar luftimeve të ISIS-it në periferi të Aleppos.
Udhëheqja e ISIS-it më pas e kishte dërguar Mirsad Kandiçin në Turqi për të marrë rolin e kontrabanduesit të luftëtarëve dhe armëve dhe për të shërbyer si emir për mediat e grupit.
Zyrtarët thonë se Mirsad Kandiç është përgjegjës për rekrutimin e mijëra perëndimorëve për të luftuar në Siri dhe Lindjen e Mesme, përfshirë edhe adoleshentin australian Jake Bilardi, një sulmues vetëvrasës që hodhi vetën në erë dhe vrau më shumë se 30 ushtarë irakianë dhe një polic në Ramadi të Irakut më 11 mars të vitit 2015.
Mirsad Kandiç, është arrestuar në gusht të vitit 2017 në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës, ku sipas agjencive të sigurisë kishte hyre më një pasaportë të falsifikuar ukrainase.
Grupi ISIS numëronte dikur rreth 40 mijë luftëtarë të huaj, nga të cilët rreth një mijë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Lajme të lidhura

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Para
“Do të bëj copash me sharrë”, arrestohet shqiptari në Itali, kërcënoi gruan

1 mln euro xhiro nga droga dhe paratë i pastronin me prona në Shqipëri, arrestohen 8 shqiptarë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të fazës së radhës...

Lexo më shumë
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com