GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Çështja e Presidentit/ Vokshi: Rama është tallur me të gjithë, edhe me grupin e tij

20:30 - 26/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çështja e Presidentit/ Vokshi: Rama është tallur me të gjithë, edhe me grupin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri. E ftuar në “Frontline” në Neës24, deputetja demokrate ka këmbëngulur se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson demokratët, të cilët më shumë se një herë e kanë treguar se kë mbështesin.

“Nuk mund të flasë në emrin tim dhe grupit parlamentar Alibeaj, nëse përfaqëson Ballën, ok. Kemi një rezolutë të Këshillit Kombëtar që e ka shumë të qartë pozicionin e PD. Nëse do ishte ndjekur nga Alibeaj kjo rezolutë, nuk do të bëhej qesharak kur e ka tallur veç Ramës dhe Balla.

E kujt është Partia Demokratike? A votuan në 22 maj demokratët? Kush është partia? A janë demokratët dhe anëtarët? Është partia e demokratëve që jo një herë po shumë herë me votë e kanë zgjedhur kryetarin e tyre, më parë kanë shkarkuar Bashën dhe Alibeajn.
PD është e demokratëve që kanë votuar në 18 dhjetor. Kanë dalë për primaret, kanë votuar me 6 mars dhe kanë treguar kujt i përket PD.

Më 22 maj, 43 mijë demokratë votuan për kreun e PD. Kë përfaqëson Alibeaj? Ai flet vetëm në emër të Bashës, Ramës dhe Ballës. Rama dhe Basha mund të kenë ende një marrëveshje që i referohet zgjedhjes së presidentit. Rithemelimi e ka bërë të qartë që nuk bojkoton procesin për zgjedhjen e presidentit, por ky është një proces fals. Rama është tallur me të gjithë. Nga bisedat me kolegë që flasin nën zë, ka kërkuar votimin me zarfe. Doli Kodheli me më shumë vota dhe pastaj vinin deputetët e tjerë. Të nesërmen tha që do e nxjerr nga grupi parlamentar. U tall më pseudo-opozitën që po përdoret për të nxjerrë emrat e saj. Ne kemi thënë jo pasi nuk përcaktohet qartë që është opozita që përcakton kandidatin.Në mbledhjen e Rithemelimit kemi caktuar dy deputetë Oerd Bylykbashkit dhe Luçiano Boçit për të kontaktuar partitë e tjera të opozitës. Ka pasur biseda me partitë e tjera opozitare që e kanë të qartë se Rama nuk ka ndërmend t’ia japë emrin e presidentit opozitës”, është shprehur Vokshi.

E pyetur nëse më 29 maj në kryesinë e Kuvendit do çoje opozita emrat me 20 firma, Vokshi tha se presidenti duhet të përfaqësojë unitetin e kombit.

“Pushteti i Ramës ndër vite, është 90 përqind tani sipas një studimi të fundit. Rama i ka marrë të gjitha pushtetet, ka ngelur vetëm presidenti të cilit edhe i ka hequr disa kompetenca. Deri në një farë mase mund të bëjë balancimin e pushteteve nëse është një president me integritet, siç e përcakton edhe Kushtetuta. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi fars. Duhet të ketë vullnet politik të partive politike”, është shprehur ajo.

Etiketa: berishaPresidentRamaVokshi

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
I riu shqiptar frikësohet nga policët, gëlltit gjithë zarfin me kokainë

I riu shqiptar frikësohet nga policët, gëlltit gjithë zarfin me kokainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com