GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidenti/ Seanca e radhës pa kandidat, PS pritet të votojë emrin e saj për kreun e shtetit

08:31 - 30/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat e Presidencës/ Reagon Kuvendi: Pretendimet e Metës nuk qëndrojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme për të zhvilluar votimin e tretë për zgjedhjen e presidentit, ndërsa nuk ka asnjë kandidaturë të depozituar në Kuvend. Palët nuk kanë bërë asnjë hap para në negociata, duke bërë që të dështojë edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kjo do t’i hapë rrugën mazhorancës që të zgjedhë vetë kreun e shtetit duke qenë se konsensusi me opozitën duket i vështirë.  Ora 16:00 e të dielës së djeshme ishte mundësia e fundit e opozitës për të propozuar një emër për President dhe në Kryesinë e Kuvendit nuk mbërriti asnjë propozim.

Tashmë ‘barriera’ kushtetuese për 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk ekziston më dhe në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen. Duke respektuar detyrimin kushtetues që raundet të mos bëhen më shumë se 7 ditë nga njëri-tjetri mund të themi se me shumë mundësi brenda një javë do të kemi një President të zgjedhur nga votat e socialistëve.

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzon mazhorancën se kanë prishur marrëveshjen, referuar këtu draftit të tij ku në një nga pikat parashikonte që emri i ri i presidentit të shkonte në Kuvend me firmat e përbashkët të demokratëve dhe socialistëve. Mirëpo, kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se nuk kanë pranuar një pikë të tillë dhe se një opozita nuk do i hiqte të drejtën mazhorancës që të propozonin një emër.

Sot Kuvendi do të zhvillojë 2 seanca radhazi, një për presidentin në orën 10:00 dhe një tjetër për rendin e ditës në 11:00 ku priten debate.

Etiketa: Kryesore1KuvendiPresidentiPS

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Maniakë të pastërtisë apo…, çfarë tregon shenja e horoskopit mbi rregullin që mbani në shtëpi

Maniakë të pastërtisë apo..., çfarë tregon shenja e horoskopit mbi rregullin që mbani në shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pati një telefonatë "shumë konstruktive" me të dërguarin e paqes të Donald...

Lexo më shumë
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com