GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kumbulla: Medaljen e fsheha, tifozit i thashë mos ma vidh si Piolit! Çfarë na tha Mourinho

21:37 - 30/05/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Kumbulla feston fitoren e Romës, valvit flamurin kuq e zi në fushë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marash Kumbulla është djali i një emigranti shqiptar, i cili shkoi në Itali me gomone nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Edhe pse vetëm 22-vjeç, Kumbulla arriti të hidhte hapa galopantë në karrierën e tij, duke u transferua te skuadra e Romës.

Debutimi i Kumbullës në Serinë A erdhi në 25 gushtin e vitit 2019 kundër Bolonjës. Ndërsa me Romën, ndeshjen e parë e luajti më 27 shtator 2020, në barazimin 2-2 ndaj Juves, duke qenë në fushë titullar dhe deri në fund të takimit.

Në Europa Ligë, ja del që të debutojë më 22 tetor, duke e bërë në mënyrën fantastike, me golin e përmbysjes ndaj Jang Bojs, duke i dhënë fitoren Romës. E ardhmja e djaloshit shqiptar pritet të jetë e ndritur, ndërkohë Marashi ishte si qershia mbi tortë për shqiptarët në finalen e Ligës së Konferencës. të zhvilluar më 25 maj në Tiranë. Edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë, Kumbulla arriti të bënte për vete, medaljen e parë në karrierë.

Në një rrëfim të bërë për “Top Channel”, 22-vjeçari, ka zbuluar se çfarë përshtypje ju la Tirana dhe stadium shokëve të skuadrës, teksa ndër të tjera foli edhe për raportet me Zhoze Murinjon, flamurin shqiptar me të cilin festoi në “Air Albania” si dhe për medaljen.

“Ishte diçka e re për mua që vij këtu në Shqipëri me skuadrën e Romës, nuk ishte njësoj si me kombëtaren. Shokët e skuadrës më pyesnin gjithmonë për Tiranën dhe stadiumin. Kur e panë vetë më thanë se ishte shumë bukur, edhe trajneri. Spinacola më tha se nuk e priste të ishte kaq mirë Tirana dhe stadiumi”.

Kumbulla ishte kontakti më i afërt i Mourinjos që i duhej të përgatiste këtë finale me Fejnordin në Shqipëri, në Tiranë, çfarë ka komunikuar ai me skuadrën përpara vizitës në kryeqytetin tonë?

Kumbulla: Ai fliste me të gjithë ekipin jo vetëm me mua, kemi parë shumë video për ndeshjen me Fejnordin, na ka karikuar përpara ndeshjes si gjithmonë. Ne tha e fitojmë apo jo, ne do ta vjedhim në një farë mënyre këtë finale. Na tha gjithashtu që punën për këtë sezon e kemi mbaruar me kualifikimin në Europa League, tani në këtë finale bëjmë historinë dhe kemi bërë vërtet historinë.

Sa peng i ka mbetur kumbullës mosaktivizimi në Tiranë?

Normal që doja të luaja, por e dija që edhe zgjedhjet e trajnerit ishin të tjera, u çova vetëm 10 sekonda dhe u ula në stol, kisha shpresa mos luaja pak minuta në fund, por rëndësi ka që morëm finale.

Si është marrëdhënia me trajnerin Mourinjo?

Ai nuk është njësoj si të gjithë trajnerët. Në fillim nuk ishte shumë e thjeshtë, pasi s’më jepte shumë minuta, por kur e tregova veten në stërvitje më dha shansin dhe unë i shfrytëzova ato mundësi deri sa më tha që ishte i kënaqur me mua. Mund të them se është simpatik, për mua ai nuk është më Mourinjo, por është trajneri im.

Momenti i ekzaltimit të tifozerisë vendase ishte gjatë festës së trofeut kur Kumbulla u mbulua me flamurin kuqezi.

Po shihja rreth e rrotull në stadium për të gjetur një flamur, po pyesja tifozët dhe kur e gjeta e lidha pas trupit.

Kujt ja more flamurin?

Nuk e di, një tifozi mes tifozëve të Romës, nuk e njoh, por tani po e përshëndes dhe falënderoj.

Megjithatë tani keni edhe ju një medalje të artë të fituesit pavarësisht mos aktivizimit.

Bëra foto me një tifoz gjatë festës dhe më tha a mundem ta prek pak, ok i thash por mos ma vidh se Piolit ia vodhën. Por u ndjeva shumë i emocionuar kur e vura medaljen në qafë.

Ku ndodhet ajo medalje tani?

E kam fshehur…

Etiketa: marash kumbullamourinho

Lajme të lidhura

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Para
“Jemi me fat që u përjashtua Rusia”, Cikalleshi: Ja ku ndryshojnë Islanda dhe Izraeli

“Jemi me fat që u përjashtua Rusia”, Cikalleshi: Ja ku ndryshojnë Islanda dhe Izraeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com