GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

“Jemi me fat që u përjashtua Rusia”, Cikalleshi: Ja ku ndryshojnë Islanda dhe Izraeli

në Intervista, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jemi me fat që u përjashtua Rusia”, Cikalleshi: Ja ku ndryshojnë Islanda dhe Izraeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në konferencën e dhënë për mediat, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi theksoi ditën e sotme se fati më i madh i përfaqësues shqiptare për ndeshjet e Nations League është mungesa e Rusisë.

Cikalleshi deklaroi se djemtë “kuqezi’ do e bëjnë diferencën vetëm si një grup i tërë, pa diferenca në reparte.

Ai zbuloi ndër të tjera edhe diferencat mes Islandës dhe Izraelit dhe shtoi se kundërshtari i parë ka më shumë forcë fizike se taktikë.

Si po ecën grumbullimi?

“Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar në stërvitje. Gjithçka po shkon shumë mirë, sipas planit, edhe pse na ndajnë edhe shumë ditë nga ndeshja e parë, shpresoj të mos kemi dëmtime.”

Grupi ku bëni pjesë është më i thjeshtë pa Rusinë?

“Është një grup ku ne do të kërkojmë dhe tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që do kemi dy ekipe që nuk mund të them me shumë diferencë nga ne. Kemi fat që Rusia nuk do jetë pjesë e grupit. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e parë, pasi fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda është një ekip shumë i fortë fizikisht, por besoj se mund t’ja dalim. Duke korrigjuar gabimet besoj se do kemi mundësinë t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.”

Sulmi, pjesa më e fortë e Kombëtares

“Për sulmuesit është shumë e rëndësishme të shënojnë në ekipet e tyre, sepse vjen në Kombëtare më i motivuar, por për të arritur rezultate pozitive ne duhet të bëjmë mirë si grup i tërë, vetëm kështu mund të bëjmë diferencën. Kemi një mbrojtje të qëndrueshme, një mesfushë të mirë si dhe sulmin. Por siç e thash grupi është ajo që do na çojë përpara.”

Islanda apo Izraeli, kush është kundërshtar më i vështirë?

“Janë dy kundërshtarë të ndryshëm. Islanda është më shumë fizike, kemi pasur dy ndeshje vitet e fundit me të, humbëm një në Island dhe fituam një brenda, atje do jetë një përballje fizike. Ndërsa Izraeli është ekip më shumë teknik. Kam luajtur me Izraelin, nuk bënin diferencë të madhe edhe pse atë kohë ishin më mirë seç janë sot, por nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Megjithatë ndeshja e parë është më e rëndësishmja dhe nëse marrim rezultat pozitiv mund të tentojmë vendin e parë.”

E ardhmja

“Unë firmosa kontratën e re me Konyasporin, pata një vlerësim nga klubi dhe i falenderoj. Jam i kënaqur me karrierën time, kam pasur një rritje dy vitet e fundit. Jam shumë mirë atje, kemi bërë punë të mirë u renditëm në vend të tretë dhe jemi në Conference League. Klubi ka plan për të vazhduar rritjen, besoj se do jem pjesë e Konyaspor edhe për disa kohë dhe jam i lumtur.”

 

Etiketa: Sokol CikalleshiSport

Lajme të lidhura

Ndikimi në ndeshjet vendimtare, John Terry: Bellingham më kujton Zidanen
Sport

Ndikimi në ndeshjet vendimtare, John Terry: Bellingham më kujton Zidanen

19:57 - 13/07/26
Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve
Sport

Angli-Argjentinë/ Masa të rrepta sigurie në Atlanta për të shmangur përplasjet e tifozëve

17:38 - 13/07/26
Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet
Sport

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

16:27 - 13/07/26
Para
Shqiptarët bëjnë namin në Angli, ja si e moshuara japoneze ua shiti pronat dhe ku shkuan paratë

Shqiptarët bëjnë namin në Angli, ja si e moshuara japoneze ua shiti pronat dhe ku shkuan paratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momente paniku në Himarë dhe Ksamil, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj nga mbytja
Aktualitet

Momente paniku në Himarë dhe Ksamil, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj nga mbytja

20:18 - 13/07/26

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë dy operacioneve të zhvilluara këtë të...

Lexo më shumë
Ndikimi në ndeshjet vendimtare, John Terry: Bellingham më kujton Zidanen

Ndikimi në ndeshjet vendimtare, John Terry: Bellingham më kujton Zidanen

19:57 - 13/07/26
Dita e 44 e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen te Sheshi “Skënderbej”: Rama të largohet menjëherë!

Dita e 44 e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen te Sheshi “Skënderbej”: Rama të largohet menjëherë!

19:22 - 13/07/26
Samiti për Ukrainën/ Rama mbërrin në Paris, pritet nga presidenti Macron

Samiti për Ukrainën/ Rama mbërrin në Paris, pritet nga presidenti Macron

19:01 - 13/07/26
Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

18:58 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com