GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Putin: Rusia gati të dorëzojë hakerat, nëse e bën dhe SHBA

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin: Rusia gati të dorëzojë hakerat, nëse e bën dhe SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën gjë e bën edhe Uashingtoni.

Ai tha se kjo mund të arrihej përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Putin i bëri komentet në një intervistë për televizionin shtetëror përpara një samiti me presidentin amerikan, Joe Biden, që pritet të mbahet me 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Putini tha se pret që takimi i Gjenevës të ndihmojë në vendosjen e dialogut dypalësh dhe ringjalljen e kontakteve personale.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden në takim do të ngrisë çështjen e sulmeve kibernetike, të cilat kanë tensionuar raportet mes dy vendeve.

Kjo çështje është në qendër të vëmendjes, pasi një grup kriminal kibernetik që autoritetet amerikane thanë se operon nga Rusia, sulmoi rrjetin e një gazsjellësi në SHBA duke kërkuar një shpërblim. Disa javë më pas hakerët sulmuan edhe fabrikën më të madhe për përpunimin e mishit në botë.

SHBA-ja prej kohësh e ka akuzuar Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Përveç sulmeve kibernetike, presidenti Biden pritet të diskutojë edhe për veprimet e Moskës në Ukrainë dhe trajtimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Por, udhëheqësi amerikan gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” me Moskën në mënyrë që të punojnë bashkë për çështje të përbashkëta strategjike, siç janë kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës. /REL

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
“E kthyem në jetë me defribilator”, mjeku tregon çfarë ndodhi me Eriksen

“E kthyem në jetë me defribilator”, mjeku tregon çfarë ndodhi me Eriksen

TË FUNDIT

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq
Aktualitet

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq

18:29 - 08/11/26

Julian Gjoshi, një 29-vjeçar nga Shijaku është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim”...

Lexo më shumë
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë

Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë

17:43 - 08/11/26
Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

17:33 - 08/11/26
Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

17:27 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com