GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Nëse do ishte i lirë do e votonim për President”, Rama ‘përdor’ Thaçin për t’u dukur patriot?

08:25 - 01/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nëse do ishte i lirë do e votonim për President”, Rama ‘përdor’ Thaçin për t’u dukur patriot?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ditë më parë kur gazetarët i risollën në vëmendje një deklaratë të bërë kohë më parë në Kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët, u shpreh se nëse Hashim Thaçi do të ishte i lirë socialistët do ta votonin atë si President. Në lidhje me këtë deklaratë të tij, kryeministri i vendit Rama është shprehur se kishte parasysh konkretisht Hashim Thaçin për atë që ai është si president dhe për të gjitha dhuntitë e tij në botën e politikës shqiptare.

Blendi Fevziu: Para pak kohësh deklaruat se do të donit një president si Hashim Thaçi, duke iu referuar modelit të presidentit të ri të Shqipërisë. Çfarë kishit parasysh me këtë?

Edi Rama: Kisha parasysh konkretisht Hashim Thaçin për atë që ai është si president, jo për raportin me mua. Sepse thashë që është një njeri me një dhunti të jashtëzakonshme. Unë nuk njoh një njeri tjetër në botën e politikës shqiptare që ka atë kombinim mes dhuntisë të njeriut politik për të dalë fitues në çdo situatë.

Durimit të madh për të përballuar pa shfaqur asnjë gjë momentet më të vështira dhe vullnetit të jashtëzakonshëm për të arritur aty ku do dhe në kushtet e gjithë eksperiencës që Hashimi ka pasur dhe në gjithë rrugën që ai ka ndjekur për të arritur në majë të hiearkisë shtetërore të Kosovës, do të ishte një president i shkëlqyer.

Rama shton se nëse nuk do të ishte kjo pamundësi dhe nëse nuk do të ishte ndalesa kushtetuese, Thaçi do të ishte padyshim presidenti i propozuar nga socialistët për t’u vendosur në krye të Republikës së Shqipërisë.

“Për Hashimin, edhe nëse nuk do të ishte në pamundësi, do të ishte e vështirë për shkak të Kushtetutës që e ndalon, por nëse nuk do të ishte ndalesa kushtetuese, ai do të ishte presidenti i propozuar nga ne padiskutim”, tha Rama.

Ne jemi mësuar tashme me dashurinë që ka Rama për Kosovën, aq sa miqësinë më të madhe e ka me Vuçiçin i cili edhe në betimin e radhës si President, e konsideroi Kosovën si territor të Serbisë. Por mesa duket kryeministri Edi Rama po tregon një ‘patriotizëm’ të shtirur, pasi nëse do të donte vërtetë që të vendoste një President nga Kosova, figurat e larta i ka plotë.

Etiketa: Edi RamaHashim ThacipatriotperdorPresidentvotimi

Lajme të lidhura

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ
Breaking Views

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Para
“21 Janari dhe Gërdeci”, Rama: Të hetohet non grata!

Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama: Të privilegjuar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Lexo më shumë
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com