GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përplasje tek “Ligjet”, Alibeaj-Rakacollit: Jeni kthyer në Ministri Huamarrëse!

12:52 - 01/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasje tek “Ligjet”, Alibeaj-Rakacollit: Jeni kthyer në Ministri Huamarrëse!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH” për financimin shtesë për projektin ‘Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë’ nisi me debate në Komisionin e Ligjeve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj renditi disa pyetje për Mira Rakacollin teksa Ministrinë e Shëndetësisë e cilësoi si “Ministri Huamarrëse”. Sa i përket rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve e emigrimit në Gjermani, zv.ministrja e Shëndetësisë i tha se vjen për shkak të lëvizjes së lirë.

“A mund të më thoni sa është shifra totale e huave që Ministria e Shëndetësisë ka marrë deri më tani. Kam përshtypjen që nga ministria e shëndetësisë jeni kthyer në Ministri Huamarrëse. Çdo 2 javë jeni për të marrë nga një hua. Keni parashikuar me të gjithë këto para që merrni hua të rrisni pagat e mjekëve dhe infermierëve? Shoh në materialin tuaj që keni parashikuar për këtë hua që një pjesë e tyre do të shkojë për format e komunikimit përfshirë sondazhe me qytetarët rreth shërbimeve shëndetësore. Do të doja një sqarim më të detajuar si është përdorur projekti fillestar, huaja e parë, ku ka çaluar, pse detyroheni të merrni shtesë? Sa pjesë e kësaj shtese i dedikohet rindërtohet për shkak të tërmeteve. Sa % është për rindërtimin dhe sa mbetet si vazhdim i projektit fillestar”, ishin pyetjet që renditi Alibeaj.

Sapo zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli nisi të përgjigjej, Alibeaj e ndërpreu duke i thënë që t’i marrë me radhë. Ndërsa Klotilda Bushka, duke u përpjekur që të vendosë rregull dhe të shmangë debatet i tha Rakacollit që të mos binte pre e presioneve. Teksa Alibeaj insistoi të dinte kur do rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Rakacolli përsëriti shpesh herë premtimin që është dhënë nga Rama e Manastirliu se deri në fund të mandatit, do të rriten deri në 40%.

Mira Rakacolli: Projekti fillestar është i përmbushur.

Enkelejd Alibeaj: Të më ktheni përgjigje që nga pyetja e parë.

Klotilda Bushka: Nuk keni pse merrni asnjë presion nga kolegët, zonja Rakacolli mund të përgijgjeni si të dëshironi. Ju lutem a mund të kemi pak rregull. Nëse keni interes për çështje që të marrim të analizojmë të gjithë vitet, bëni kërkesë, merrni informacion. Këtë mbledhje nuk mund ta marrim peng. Këtu nuk bëhet debat për çdo çështje.

Mira Rakacolli: Projekti mëmë vazhdon deri në vitin 2024 ndërsa tjetri është shtesë. Tërmeti bëri dëmtime që nuk mund të përballoheshin me burimet vendore dhe as me ato të parashikuara në projektin mëmë sepse parashikoheshin për aktivitete të tjera. Tërmeti dëmtoi ndërtesa dhe aparatura. Rreth 4.5 milionë euro shkojnë për sistemin e informatizimit. E rëndësishme është të argumentojnë është çfarë është kjo hua që marrim dhe përse përdoret. Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur, deri në fund të mandatit do të rriten me 40%, por jo me paratë e kësaj huaje. Në Gjermani njerëzit nuk ikin për shkak të pagës, por mjekët gjermanë shkojnë në Zvicër e Amerikë. Pra është lëvizja e lirë e njerëzve. Nuk ja fus kot se nuk jemi këtu për lojë kungulleshkash.

 

 

Etiketa: Enkelejd AlibeajligjetMinistriMira Rakacolliperplasja

Lajme të lidhura

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Para
Meta, homazhe për ish Presidentin Nishani: Shkëlqeu në çdo detyrë

Meta, homazhe për ish Presidentin Nishani: Shkëlqeu në çdo detyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij...

Lexo më shumë
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26
Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

Dëmtohet edhe një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon pjesërisht aksin Kukës-Bushtricë

11:36 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com