Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një pedofili nga Kavaja që ngacmonte seksualisht vajza të mitura. Ky pedofil kontaktonte nëpërmjet adresës së tij të “Facebookut” me vajza të mitura 13-14 vjeçare duke u dërguar foto dhe video intime dhe me pas kërkonte takime me to.
Gazetarët e Fiksit hapën një profil në “Facebook” dhe direkt pas dërgimit të ftesës, Artan Daiu i shkruan të miturës dhe i kërkon që të kenë një lidhje së bashku dhe pse ai është në moshën e babait të miturës, 55 vjeç.
Mesazhet që pedofili i nis një 14-vjeçareje janë perverse, që nga mënyra si kryhen marrëdhëniet seksuale, si do të bëjnë seks oral dhe çdo gjë tjetër.
Madje ai i dërgon foto dhe video të organit të tij gjenital në FB dhe i kërkon të miturës që edhe ajo t’i dërgojë organin e saj.
Pas disa ditë komunikimi në FB pedofili dhe bashkëpunëtorja e Fiksit lënë një takim. Takimi i parë zhvillohet ne Durrës. Për të qenë larg njerëzve dhe në qetësi i kërkon të ‘miturës’ të shkojnë në vende të fshehta. Vendin e zgjedh ai dhe kërkon ta takojë të miturën tek stacioni i trenit larg syve të njerëzve. Që në takimin e parë pedofili provon me vajzën duke i vjedhur një puthje edhe pse kjo e fundit refuzoi. Më pas në ndarje ai i kërkon që ta shoqërojë deri në shtëpi. Pas këmbënguljes së vajzës ai qëndron në Durrës. Por sërish vazhdon mesazhet drejt të miturës duke e pyetur edhe për puthjen që i dha, se përse e mitura deshi ta refuzonte, por mbi të gjitha interesohet nëse asaj i pëlqeu puthja. Por nuk është edhe aq delikat kur e di që flet vetëm me një 14 vjeçare, pasi më pas ai i shkruan “Ndjeve emocion kur të putha? Madje ti dje dhe u nj… poshtë, ndërrove dhe mbathjet“.
Por 55-vjeçari Artan Daiu nuk mjaftohet me kaq, ai i kërkon të miturës tjetër takim. Kësaj radhe ai udhëton drejt kryeqytetit. Bashkëpunëtorja e Fiksit i lë takim në një lulishte në Tiranë, vend mjaft i populluar. Pasi takohen pedofili i kërkon të largohen që aty në një vend më të qetë, pasi rreth e qartë ka shumë njerëz. Gjatë gjithë kohës ai rri si në gjemba duke para sesa afër i afroheshin njerëzit.
Madje shpesh herë i thotë dhe vajzës të ndërpresin muhabetin, pasi po kalojnë apo janë afruar njerëz. Aty pedofili fillon sërish t’i flasë në lidhje me seksin. I shpjegon arsyen se pse i dërgoi foto dhe video organin e tij seksual për ta përgatitur atë. Por mbi të gjitha në bisedën e tij më të miturën pedofili e vë theksin tek fshehtësia që duhet ta mbajnë lidhjen e tyre.
Njëkohësisht gazetarët e Fiksit që monitoronin situatën kishin njoftuar edhe policinë. Punonjësit e Komisariatit nr.2 ndërhyn duke e arrestuar në flagrancë në qendër të Tiranës në prani të gazetarëve dhe bashkëpunëtores.
Discussion about this post