GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Frekuencat dixhitale, Shqipëria fiton në Gjykatën e Strasburgut, rrëzohet padia e Becchetit

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Frekuencat dixhitale, Shqipëria fiton në Gjykatën e Strasburgut, rrëzohet padia e Becchetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi në 10 maj të cilësonte si të papranueshme një padi të kompanisë AGONSET të biznesmenit kontrovers italian Francesco Becchetti kundër Shqipërisë.
Agonset paditi në vitin 2015 Shqipërinë për diskriminim dhe shkelje të lirisë së shprehjes, për shkak se Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk e ftoi në garën për ndarjen e frekuencave të transmetimit dixhital, ku u thirrën vetëm kompanitë me licenca kombëtare transmetimi.
Të njëjtës padi kompania i bashkëngjiti në vitin 2016 ankimin për sekuestrimin e saj, pas akuzave penale ndaj Becchettit dhe personave të tjerë të lidhur me të.
Në arsyetim gjykata shprehet se padia nuk ishte e pranueshme për shkak se kompania nuk kishte shfrytëzuar ankimin në gjykatat shqiptare. Gjykata ka rrëzuar edhe pretendimin e kompanisë se ndjekja e rrugës ligjore në Shqipëri ishte e kotë, duke arsyetuar se vetëm ky dyshim “nuk ishte arsye e vlefshme” për të mos i ezauruar këto mundësi.
Në vendimin e shkurtër thuhet se gjykata nuk e kishte marrë në konsideratë ankimin kundër sekuestrimit, pasi ai nuk ishte bërë në formën e duhur.
Biznesmeni italian, Francesco Beccheti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës në shkurt të këtij viti për akuzat e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit me 17 vite burgim. Bashkë me të u dënuan edhe ortakë dhe bashkëpunëtorë të tij. Çështja është ankuar në Gjykatën e Apelit.
Ndërkohë, Becchetti dhe kompanitë e tij kanë fituar rreth 108 milion euro në dëmshpërblime në gjykata të arbitrazhit./BIRN

Lajme të lidhura

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Para
Real Madrid një hap larg mbrojtësit të Chelseat, Rudiger

Zyrtare/ Rudiger transferohet në “Santiago Bernabeu”, prezantimi bëhet të hënën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb
Kosovë & Rajon

Haradinaj propozon Thaçin për postin e presidentit: Është në nderin tonë si komb

14:48 - 22/08/26

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i shtyn qëllimshëm proceset e formimit...

Lexo më shumë
Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (Emri)

14:30 - 22/08/26
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

14:07 - 22/08/26
Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com