GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zëri i Amerikës: Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e Becchettit ndaj Shqipërisë

19:55 - 02/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëri i Amerikës: Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e Becchettit ndaj Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg, ka shpallur sot “të papranueshme” një padi të ngritur nga shoqëria “Agonset”, e sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kundër Shqipërisë. Ndërhyrja e kësaj Gjykate ishte kërkuar mbi pretendimet e shoqërisë që zotëronte televizionin Agon Channel se “është shkelur e drejta për lirinë e shprehjes, sipas kërkesave të nenit 10 të Konventës dhe e drejta e saj për të mos u diskriminuar sipas nenit 14 të Konventës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 12 të Konventës”.

Sipas shoqërisë, ajo nuk ishte ftuar të merrte pjesë në procedurat e konkurrimit për marrjen e licencës për transmetime digjitale dhe për rrjedhojë nuk kishte mundur të aplikonte për marrjen e kësaj licence.

Gjykata evropiane, vendosi ta refuzojë kërkesën, duke qenë se ankuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike të shtetit shqiptar, duke mos i ngritur pretendimet e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përpara se t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut.

Zëri i Amerikës ka mësuar se shoqëria e sipërmarrësit Becchetti kishte kërkuar dhe një dëmshpërblim prej më shumë se 350 milion euro, për pasojat që sipas saj ishin shkaktuar, nga pamundësia për t’u pajisur me licencë për tranmetime digjitale.

Në Gjykatën evropiane, shoqëria “Agonset” u përfaqësua nga avokati Italian Andrea Saccucci, i cili drejton një studio të njohur ligjore italiane. Ndërsa pala shqiptare, u mbrojt nga Avokati i Shtetit Artur Metani, aktualisht Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi përfundimisht një tjetër gjyq me zotin Becchetti për mbylljen e televizionit “Agon Channel”. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me 110 milion euro.

Ndërsa pak muaj më parë, Gjykata e Tiranës, e dënoi sipërmarrësin Italian me 17 vite burg, pasi e gjeti atë fajtor Gjykata e deklaroi sot fajtor, për të katër akuzat e ngritura nga prokuroria, që nga falsifikimi i dokumentave, te vjedhje duke shpërdoruar detyrën, evazion fiskal dhe pastrim parash./VOA/

Etiketa: Gjyata e Strasburgut

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Para
I riu shqiptar kërcënon me thikë policen, lihet në burg nga gjykata e Firenzes

“Çmendet” shqiptari, i kafshon veshin italianit, arsyeja do t’iu befasojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com