GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ergys Verdho i KESH ndryshon dokumentet për t’i dhënë tender 1.4 mln euro Nursin Metulit

16:55 - 06/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Tender kondicionerësh në mes të krizës, KESH pranon ofertën më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fitimet e mëdha të qeverisë shqiptare nga rritja e çmimeve nëpërmjet TVSH-së, ka hapur oreksin e të gjitha ndërmarrjeve shtetërore ku së fundmi KESH ka finalizuar tenderin pa garë me vlerë 1,4 milionë euro pa TVSH i fituar nga “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” shpk dhe “Info Business Solutions” shpk duke ndryshuar dokumentat.

Ndërmarrja shtetërore e cila drejtohet nga Ergys Verdho, ish-drejtori i ARRSH-së ka organizuar procedurën publike me numër REF-25496-04-15-2022 në 10 Maj e cila shërben si sistem për blerjen dhe shitjen online të energjisë elektrike. Pas 20 ditësh KESH shpalli fitues bashkimin e operatorëve “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” shpk dhe “Info Business Solutions” shpk me ofertë 173 milionë lekë pa TVSH.

Në garë nuk ka marrë pjesë asnjë kompani tjetër duke i shpallur dy kompanitë automatikisht fituese për krijimin e programit të menaxhimit të aktivitetit të operimit tregtar për KESH. Zanafilla e kësaj procedure prokurimi është denoncuar nga Gijotina.com në momentin që është hapur sepse KESH ka shpenzuar miliona euro për menaxhimin e energjisë elektrike por çuditërisht nuk ka patur rezultate pozitive.

Skandali më i madh lidhet me faktin se janë ndryshuar dokumentat gjatë procedurës për t’i mundësuar bashkimit të operatorëve të fitojë kontratën publike por prapëseprapë kompanitë nuk i plotësojnë të gjitha kushtet.

Ndryshimi i parë që kanë bërë është heqja e menaxherit të projektit nga lista e punonjësve në fushën e menaxhimit të projekteve (PMP / PRINCE 2) ku PMP është standardi i përdorur në SHBA ndërsa Prince 2 është standard për Europën dhe Azinë. Megjithëse e kanë thjeshtuar duke lënë dy alternativa, sistemin amerikan, sistemin euro-aziatik ose një të ngjashëm përsëri këto kompani nuk mund ta plotësojnë këtë kusht dhe fotot për ndryshimin e dokumentave gjenden në fund të shkrimit.

Çdo projekt i madhësisë së krijimit të sistemeve të tilla  kërkon një punonjës i cili do të jetë pikë kontakti për menaxhimin e projektit dhe mbajtjen e komunikimeve midis stafit të KESH dhe Kontraktorit si dhe të koordinojë ekipin zhvillues, të menaxhojë buxhetin dhe të bëjë saktë planin e implementimit.

“Menaxheri i projektit në bashkëpunim me punonjësit e tjerë do të jetë përgjegjës për implementimin, adaptimin, testimin, shpërndarjen dhe instalimin e të gjitha informacioneve teknike të sistemit si dhe duhet të ofrojë trajnim për përdoruesit”, sipas dokumentave fillestare të cilat argumentojnë sipas ligjit nevojën e menaxherit në një sistem të tillë.

Skandali nuk lidhet vetëm me faktin se janë ndryshuar procedurat për të paracaktuar fituesin por me faktin se kemi zbuluar se ky sistem është i paracaktuar të dështojë sepse përjashtohet truri i një sipërmarrjeje të tillë, pra hiqet menaxheri.

Dëshira për të deleguar tenderin te këto kompani ka qënë kaq e fortë sa për të lehtësuar kompanitë “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” shpk dhe “Info Business Solutions” shpk është shtuar dhe një sqarim në fund nëse kompanitë nuk e plotësonin kushtin për Sigurinë e Sistemit duke i ndryshuar përsëri dokumentat.

 

Edhe pse i kanë ndryshuar disa nga kushtet, përsëri bashkimi i kompanive nuk plotëson të gjitha kushtet sepse tek kriteret e veçanta të kualifikimit kërkohet që të paktën në një nga tre vitet e fundit, vlera financiare e xhiros të jetë jo më pak se dyfishi i vlerës së përllogaritur të fondit limit, pra jo më pak se 396 milionë lekë. Logjikisht disa nga kushtet e tenderit mund të ndahen midis dy kompanive por te xhiroja vjetore asnjëra nga kompanitë për tre vitet e fundit nuk e kap ose e tejkalon vlerën e përcaktuar prej 396 milionë lekësh.

Për më tepër te kriteri ekonomik dhe financiar kërkohet që kompania të ketë kopje të deklaruara të bilanceve për vitet 2019, 2020 dhe 2021. Asnjëra prej kompanive nuk ka deklaruar bilancin vjetor për vitin 2021 duke mos plotësuar edhe këtë kriter.

“A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION” shpk është në pronësi të Nursen Metulit ndërsa “Info Business Solutions” shpk në pronësi të Luan Lekës. Kompania e Nursen Metuli nuk e ka herën e parë që fiton tender pa garë nga KESH sepse në janar ka fituar kontratën publike me numër REF-15606-12-17-2021 me vlerë 42 milionë lekë për për sigurinë kibernetike.

KESH ka probleme akoma më të rënda sepse sot që flasim nuk janë deklaruar bilancet për vitin 2019, 2020 duke shkelur ligjin. Vazhdimisht një pjesë e aseteve janë konfiskuar dhe liruar nga fondi “Besa” pasi ka qënë debitor duke treguar se kjo kompani jo vetëm që është keqmenaxhuar por vazhdon të keqmenaxhohet.

Bilanci negativ i shoqërisë ka qënë emërues i përbashkët i të dyja partive të cilat kanë qënë në pushtet, por rekordin më të keq për humbjet e KESH e mban kryeministri Rama i ndjekur nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili kishte si rekord humbje me vlerë 108 milionë dollarë në 2007.

Në vitin e parë të plotë të qeverisë Rama në 2014, KESH ka humbjet më të mëdhaja në historinë e vet që nga krijimi duke kapur dëmin financiar me vlerë 221 milionë dollarë të cilat janë kompensuar nga buxheti i shtetit.

Sot që flasim KESH nuk ka regjistruar akoma pronarët përfitues duke ngritur dyshime të larta se si do zbatohet kontrata e mësipërme në një kohë që mungesa e transparencës nuk është vetëm shkelje etike por edhe ligjore e cila është një kosto që bie mbi taksapaguesit shqiptarë.

Etiketa: A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTIONErgys VerdhoInfo Business SolutionsKESHkryesore2ndryshon dokumentatNursin Metulitender 1.4 mln euro

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Aksident i rëndë, përplasen makinat, dy persona përfundojnë në spital

Aksident i rëndë, përplasen makinat, dy persona përfundojnë në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com