GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sula akuza Bordit të Transparencës: Po vjedh shqiptarët, çmimi i naftës në Kosovë më i ulët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sula akuza Bordit të Transparencës: Po vjedh shqiptarët, çmimi i naftës në Kosovë më i ulët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka kritikuar rritjen e çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës. Në një postim në rrjetin social, Facebook, Sula analizon çmimin e naftës gjatë kohës që PD ishte në pushtet me atë aktualin. Deputeti opozitar shkruan se në kohën që qeveriste PD, një fuçi naftë në bursë ishte 148 dollarë ndërsa çmimi i reflektuar në Shqipëri ishte 190 lekë për litër. Ndërkaq, Sula thekson se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, është më i ulët se në vendin tonë.
“Si po vidhen shqiptarët nga Bordi i Transparencës së Rritjes së Çmimeve
Prej 3 ditësh çmimi i naftës me pakicë në Shqipëri po shitet 250 lekë për litër. Bordi skandaloz i rritjes së çmimeve, sapo shkoi në bursë fuçia 120 dollarë u mblodh menjëherë dhe e shtrenjtoi naftën në mënyrë ekstreme. Për kujtesë në kohën e krizës së naftës gjat qeverisjes së PD, kur një fuçi shitej me shumicë 148 dollarë, në Shqipëri me pakicë tregtohej 190 lekë për litër.
Për të ardhur në situatën aktuale. Dje në bursë një fuçi u shitë me 113 dollarë, por “Bordi i Vjedhjes së shqiptarëve” nuk u mblodh për të ulur çmimet. Ndërkohë sot në bursë kanë rënë sërish çmimet. Në bursë një fuçi naftë shitet 115 dollarë me trend ulës pasi OPEC+ ka lajmëruar rritjen e prodhimit, por sërish në pikat e karburanteve në Shqiperi, 1 litër naftë shitet 250 lekë. Ky është Bordi i Transparencës të dashur qytetarë.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë më shumë kosto për të çuar naftën në pikat që shiten me pakicë. Ato vijnë e marrin naftën në portet shqiptare dhe sërish e shesin më lirë. 1.43 euro tregtohet një litër naftë në Maqedoninë e Veriut ndërsa te ne në të njëjtën ditë 250 lekë për litër.
Krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është për të vjedhur shqiptarët dhe jo për të bërë transparencë për qytetarët. Shteti duhet të ndërhyjë me indeksime ose të heqi mbivendosjen e taksave.”-shkruan Sula.

Lajme të lidhura

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë
Breaking Views

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

21:06 - 13/10/26
Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve
Breaking Views

Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

20:56 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën
Breaking Views

Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

20:39 - 13/10/26
Para
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, zbardhet dëshmia e nipit të deputetit të PS-së

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, zbardhet dëshmia e nipit të deputetit të PS-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë
Breaking Views

“Reuters” artikull për protestën: Studentët shqiptarë ngrihen për arsimin dhe punësimin, përleshje me policinë

21:06 - 13/10/26

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters” i ka kushtuar një raport protestës së studentëve në Tiranë, duke vënë në fokus përplasjet...

Lexo më shumë
Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

Pamje nga brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës pas sulmit të studentëve

20:56 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

20:39 - 13/10/26
Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

Policia shoqëron mbi 23 protestues, revolta e studentëve vazhdon, efektivët zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

20:30 - 13/10/26
Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së studentëve

20:18 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com