GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pengesat në dialogun Kosovë-Serbi/ Olaf Scholz viziton Ballkanin javën e ardhshme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pengesat në dialogun Kosovë-Serbi/ Olaf Scholz viziton Ballkanin javën e ardhshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë javën e ardhshme (10.06./11.06) Ballkanin. Këtë e bëri të ditur të premten, më 03.06.22 në Berlin, në konferencën rregullt për shtyp, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ëolfgang Büchner. Më 10 qershor kancelari gjerman do të jetë në Kosovë, ku, veç liderëve të Kosovës, do të takohet edhe me përfaqësues të trupave gjermane të KFOR-it. Qysh atë ditë Scholz do të vijojë udhëtimin në Serbi.

Po atë ditë në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve tëProcesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP.), një forum politik ky, i iniciuar në Sofje në vitin1996. Ai konsiderohet si ombrella politike e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, që është krijuar në vitin 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Kryesinë e SEECP aktualisht e ka Greqia, mbi bazën e parimit të rotacionit.

Të nesërmen, më 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. “Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe”, tha Büchner.

 

Tejkalim i bllokadave dypalëshe

Është hera e parë që kur ka marrë postin si kancelar i Gjermanisë që Olaf Scholz viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor. Itinerari i kancelarit Scholz tregon njëkohësisht se cilat janë tri sfidat aktuale të politikës së jashtme gjermane në rajonin e Ballkanit, të cilin koalicioni aktual e ka shpallur prioritet: mungesa e përparimit në procesin e dialogut Serbi-Kosovë, ngecja e Procesit të Berlinit dhe bllokimi i Bullgarisë për çeljen e negociatave më Maqedoninë e Veriut, e rrjedhimisht edhe Shqipërinë.

Politikani socialdemokrat, i cili në kabinetin e mëparshëm të demokristianes Angela Merkel ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i financave, ka deklaruar në thuajse çdo fjalim të tij mbi politikën e jashtme se dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Këtë ai e përsëriti edhe në një takim që pati të enjten 2.6. me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, “Është shumë e rëndësishme që tani të vihet në zbatim  premtimi i kahershëm se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë evropiane dhe se dikur do t’i bashkohen Bashkimit Evropian”. /DW/

Etiketa: KFORKsosoveOlaf ScholzSerbi

Lajme të lidhura

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Para
Shoqata e Konsumatorëve: Vetëm në janar ushqimet u shtrenjtuan me 25%

Kriza në tregun e ushqimeve/ Shtohet rreziku i urisë në botë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

Ka nisur protesta e 63-të në Tiranë, ku qytetarë nga mbarë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë mbledhur...

Lexo më shumë
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com