GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lekët i prishëm në klube nate”, zbardhen detaje nga grabitja e bankës në Koplik

21:06 - 05/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja si nëpër filma e bankës në Koplik, ky është njëri prej të arrestuarve (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur e plotë grabitja e bankës në Koplik. Referuar dëshmisë së të arrestuarve, mësohet se plani për të grabitur bankën ka nisur që në fillim të muajit mars.

Të rinjtë kanë rrëfyer para grupit hetimor se paratë e grabitura i shpenzuan në jetën e natës, në klube dhe restorante.

Dy muaj para se të ndodhte ngjarja, 22-vjeçari Bekim Gurraj vodhi makinën Golf 3 të një peshkatari në liqenin e Shkodrës. Peshkatari e kishte futur makinën kontrabandë nga Mali i Zi dhe e mbante të paregjistruar vetëm për peshkim. I riu ishte në dijeni të kësaj gjëje dhe ia grabiti, i ndërroi ngjyrën dhe e mbajti të parkuar në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe, por larg banesës së tij.

Vetëm 4 ditë para grabitjes, më 5 maj, Gurraj shkoi me makinë para bankës dhe krijoi një situatë. Ai bëri sikur makina i ishte prishur dhe vëzhgoi lëvizjet jashtë bankës. Të nesërmen u vesh si polic dhe bëri të njëjtin veprim.

Ndërsa më 9 maj, u hodh në veprim së bashku me djemtë e dajës së tij Admir e Armir Shabaj. Të veshur me maskën ‘Scream’ nga filmi i frikshëm për Hallouin, të tre u futën në mesditë në bankë, vetëm një orë para se të mbyllej turni. Gurraj mblodhi punonjësit e mbajti peng pranë derës teksa u drejtonte kallashnikovin, ndërsa dy vëllezërit mbushën çantat me para. Brenda pak minutave, ata dalin nga banka me rreth 18 milionë lekë, por në derë i pret policia. Një makinë e Policisë së Shtetit shihet se ndalon para mjetit të grabitësve e tenton tu bllokojë rrugën. Por, duke parë se ata ishin të armatosur, stepet. Gjithsesi, nga efektivi në fjalë duket se ka munguar edhe njoftimi i kolegëve, pasi grabtësit largohen të qetë.

Ata djegin mjetin me të cilin kryen grabitjen dhe arrijnë t’i marrin një qytetari makinën. Personin në fjalë e zbresin nga mjeti duke i drejtuar armën dhe largohen, duke qenë të sigurtë që policinë nuk do ta kishin pas.

Etiketa: detajeGrabitjekoplikKryesore1

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Zjarri në ishullin e Sazanit jashtë kontrollit, shpërthejnë disa mina dhe predha

Zjarri në ishullin e Sazanit jashtë kontrollit, shpërthejnë disa mina dhe predha

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com