GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ku është juridikisht korrekt dhe ku nuk është procedura e zgjedhjes të Presidentit?

09:33 - 06/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Raundi i tretë për Presidentin dështoi, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

NGA ARTAN FUGA

Mos ngatërrojmë imunitetin dhe ekstraterritorialitetin. Territori i ambasadave të huaja në në një vend ka imunitet absolut. Sipas konventave ndërkombëtare. Askush nga forcat e rendit të vendit që pret nuk mund të hyjë atje pa autorizimin e ambasadorit.
Por, aspak të ekstraterritorialitetit që është koncept juridik krejt tjetër. Pra, nuk quhet territori i ambasadave shqiptare si tokë shqiptare. Larg këtij absurditeti në normat juridike ndërkombëtare!

Pra, Presidenti i sotëm nuk e firmosi dekretin për heqjen e gradave ushtarake për kandidatin për president në “tokë shqiptare”, por m’u në majë të Stambollit!
Por pyetja është: A ka problem juridik kjo?
Aspak, edhe një herë. Sepse asnjë kufizim të kësaj natyre nuk vendos Kushtetuta e Shqipërisë. Dhe nuk mund të vendosë. Po të ishte kështu asnjë kryetar shteti nuk mund të vizitonte një vend tjetër apo të merrte pjesë në një mbledhje ndërkombëtare, apo drejtuesit e shteteve të ishin mbledhur ta zemë në Bruksel për çështje të Bashkimit Evropian!

Mos ngatërroni këtë çështje me historitë e kaluara të mbretërve klasikë! Kuptojeni historinë e institucioneve në mënyrë krahasuese dhe jo kallup! Sepse tjetër është mbreti autokrat, apo perandori që përfaqëson vetë ai me trupin e tij shtetin nga një presidenti republike parlamentare. Kur një mbret a një president është i përzënë, ose detyrohet të iki në ekzil për arsye të ndryshme, sigurisht ai e humb të drejtën të ushtrojë kompetencat e mëparshme. Ka iku nga detyra, nga funksionet, nga detyrimi, pra nuk mund të ketë më të drejta.
Por, mesa di presidenti aktual as është i përzënë nga territori, as e kanë detyruar të largohet, as ka ikur në ekzil. Si kokrra e mollës për arsyet e veta politike, që i di vetëm ai, por edhe mund të merren me mend, ka shkuar për vizitë ku e ka pritur kryetari i bashkisë së Stambollit, mesa kam marrë vesh nga media.
Pra, deri këtu asnjë problem për procedurat e zgjedhjes të Presidentit të ri, i cili në fakt është votuar por ende nuk është konsumuar akti i zgjedhjes, pra nuk ka bërë betimin, etj, nuk ka dalë në fletoren zyrtare. Ai mund të votohej edhe pa iu hequr grada akoma, sepse të votohesh nuk është koncept juridik i njëjtë me të zgjidhesh.
Ku qendron problemi? E para, sepse Kushtetuta kërkon që presidenti të propozohet nga një grup deputetësh jo më i vogël se njëzet deputetë. Kurse presidenti nuk u propozua nga një grup i tillë deputetësh, por në emër të grupit socialist. Një “grup deputetësh jo më i vogël se 20” dhe “grupi socialist” nuk janë aspak dy nocione juridike kushtetuese të njëjta. Zëvendësimi i njerit nga tjetri është gabim.
Një e drejtë që u jepej deputetëve socialistë ta zemë në raundin e katërt, sepse të tjerët nuk kishin vepruar në raundet e tjera, u është hequr dhe i ka kaluar në mënyrë piramidale dhe autoritare “grupit socialist”.
E dyta është shpejtësia e procedurave që nuk u la kohë deputetëve as ta njohin cv e kandidatit, as të diskutojnë në grup për të, as të shqyrtojnë përputhshmërinë me kërkesat ligjore, as të intervistojnë kandidatët në grup (jo në seancë) si edhe iu kërkua presidentit aktual ta lironte nga gradat ushtarake kandidatit a thua se kishte rënë zjarri dhe duhej thirrur urgjent zjarrfiksi!!!. Ky i fundit e liroi pa asnjë shqyrtim për atë që humbte ushtria nga lirimi i një gjeneral majori, çka do të ishte mirë ta bënte duke biseduar me të interesuarin, në dinjitetin e tij, duke u konsultuar me këshillin e sigurisë kombëtare, me ministrin e mbrojtjes, etj, etj.
Por, kjo çështje e fundit ka të bëjë me seriozitetin e procedurave në shtet, që anashkalohen sipas urdhërit të kryeministrit, por jo me çështje kushtetueshmërie.
Kurse “rrëshkitja” nga “grup deputetësh” te “grupi socialist” êshtë një “normativ shift” shumë problematik nga ana e legjitimitetit juridik. Deputeti trajtohet si “burmë” dhe “vidhë” e partisë, dhe jo si bartës më vete i personalizuar juridiksioni!
Ky është debati, ky është problemi jo vetëm për këtë rast, por denbabaden.
Ne zgjedhim deputetë, por partia na i “rrëmben”, ata nuk bëzajnë, dhe nuk ushtrojnë detyrimet juridike për të cilat janë zgjedhur!
Ju hiqen kompetencat që u jep Kushtetuta dhe ata nuk bëzajnë, veç urojnë me telegrame qesharake dhe pa sens, si kartolina të Vitit të Ri, kandidatin!

Etiketa: Artan Fugakryesore2

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Renditja e FIFA-s, Shqipëria në pikiatë, ja sa pozicione ka humbur

Sonte Islandë-Shqipëri në Nations League, si pritet ta rreshtojë Reja skuadrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com